Simite briosh me mollë dhe kanellë nga Zonja Vjollca

Simite briosh me mollë dhe kanellë

Përbërësit:

Brumi:

1 vezë plus 1 të verdhë veze

2 lugë gjelle sheqer

1/2 lugë kafeje kripë

2 lugë gjelle kos

150 ml qumësht

7 gr maja e thatë

500-550 gr miell

50 gr gjalp

Mbushja

3 mollë

2 lugë gjelle sheqer

1 lugë kafe kanellë

Përgatitja:

Në një tas fillimisht vendosim vezët, sheqerin, kripë dhe kos. I përziejmë mirë derisa të na formohet një masë homogjene. Shtojmë qumeshtin, majan, dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë pak nga pak miellin duke e përzierë dhe në fund shtojmë gjalpin në temperaturë ambienti ose të tretur pak.

Përziejmë mirë brumin derisa mos të na ngjitet nëpër duar dhe e vendosim në një enë të mbuluar me celefon. E lëmë një orë të pushojë. Ndërkohë pastrojmë mollët dhe i presim në feta si fetat e portokallit. Në një tas vendosim 2-3 lugë gjelle sheqer plus kanellë. Pasi të ketë kaluar koha e ardhjes së brumit e largojmë nga tasi duke e shtypur pak me duar, por jo ta punojmë. Me kujdes e vendosim në tavolinën e punës dhe hapim një petë të trashë 3-4 mm. Me ndihmën e një gote uji ose të një forma të rrumbullakët bëjmë disa rrathë. Lyejmë fetat e mollës me sheqer dhe kanellë dhe i vendosim në mes të cdo rrethi brumi. Bashkojmë pjesët anësore të rrethit, duke fiksuar mollën brenda. Në një tepsi me diametër 30 cm vendosim brioshët e mbushur me mollë duke krijuar një rreze, brumin që tepron e bëjmë kulaç dhe e vendosim në qendër. Lyejmë në fund brioshët me të verdhë veze dhe pak qumësht. I vendosim në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë Celsius.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 5 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 5 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)