Simite me proshutë dhe djathë në furrë
Përbërësit:
Për brumin:
- 400 gr miell
- 4 gr maja
- 1 majë luge sheqer
- 1 lç kripë
- Ujë të vakët
Për mbushjen:
- 300 gr proshutë
- 300 gr djathë me feta i prerë hollë
- ¾ filxhan gjalpë të shkrirë
- 1 ½ lugë mustardë
- 1½ lugë çaji salcë soje
- 1 ½ lugë fara susami
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin e simiteve, e mbulojmë me letër kuzhine dhe e lemë të vijë. Ndërkohë parangrohim furrën në 175 gradë C. Në një tas, përziejmë së bashku gjalpin, mustardën, salcën e sojes dhe farat e susamit. Pasi brumi ka ardhur e ndajmë në kuleçë. I hapim pak kuleçët dhe vendosim pak nga salca e përgatitur, fetat e proshutës dhe të djathit. E punojmë përsëri brumin duke i dhënë formën e simites së mbushur. I vendosim simitet të piqen në furrë dhe në minutat e fundit lyejmë sipërfaqen e të gjitha simiteve me salcën e përgatitur me mustardë dhe fara susami.