NJU-JORK- Simon Cowell dhe e dashura e tij Luren Silverman janë bërë me një djalë. 54-vjeçari ka konfirmuar se djali do të quhet Erik, ashtu siç quhej babi i tij.
 
Cowell ka njoftuar të gjithë fansat e tij me një status në rrjetin social Twitter duke shkruar, “Shumë shumë të lumtur t’ju themi se Eriku lindi në 17:45 të pasdites së të dielës (sipas orës lokale). Ai është i shëndetshëm dhe shumë i pashëm. Lauren është në formë të shkëlqyer.”
 
"Jam krenar që u bëra baba”, ka vazhduar Simon Cowell, gjyqtari i “X Factor New York”.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)