Simon Simoni bën hapin e madh në karrierë, portieri i Dinamos transferohet në Bundesligën gjermane

Simon Simoni bën hapin e madh në karrierë, portieri i Dinamos transferohet në Bundesligën gjermane

Simon Simoni

Portieri i Dinamos, Simon Simoni do transferohet në Bundesligën gjermane gjatë merkatos së janarit. Supersport bën me dije se 18 vjeçari do jetë pjesë e një prej pesë skuadrave kryesore në Gjermani, me emrin e klubit që nuk është publikuar ende. Lezhjani kësisoj bën hapin e madh në karrierë, duke kaluar në një nga ligat më të forta në Europë. I dalë nga moshat e Shënkollit, Simoni është duke mësuar gjuhën gjermane, me janarin që do jetë muaj vendimtar për të.

Për Simonin këto dy javë do jenë të fundit në Kategorinë e Parë me Blutë, pasi kampionati shqiptar ndërpritet për t'i lënë vendin Botërorit të Katarit. Pas një sezoni e gjysmë me Dinamon, talenti i Shqipërisë U-21 në janar do konkretizojë edhe lëvizjen e bujshme për në Bundesligë, aty ku do mësohen edhe detajet e kontratës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE