Fituesi i 'Giro d’Italia' 2025, Simon Yates, ka njoftuar lamtumirën nga çiklizmi profesionist. Çiklisti britanik, 33 vjeç, bëri të ditur vendimin e tij përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale dhe në kanalet zyrtare të ekipit të tij “Visma-Lease a Bike”.

“Nuk është një hap që e mora lehtë”, shkruan Yates në njoftim. “Këtë vendim e kam menduar për një kohë të gjatë. Çiklizmi ka qenë gjithmonë pjesë e imja, por mendoj se është momenti i duhur për t’u tërhequr.”

Yates u bë protagonist në skenën ndërkombëtare vitin e kaluar, duke triumfuar në 'Giro d’Italia' dhe duke hyrë në listën e çiklistëve britanikë me arritje të mëdha në garat e Grand Tour si Tour de France dhe Vueta Espana.

"Është për të ardhur keq që ai po ndalet tani, por e bën këtë në një pikë absolutisht kulmore", tha Grischa Niermann, drejtuese e garave në Team Visma-Lease a Bike.

Me tërheqjen e tij, Yates mbyll një karrierë të pasur me fitore dhe momente kulmore, duke lënë gjurmë të rëndësishme në botën e çiklizmit.