Gjithashtu balerinin italian Simone Pigliacelli e njohim më së shumti nga spektakli “Dancing With Stars”.
Ndonëse, prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria për shkak të angazhimeve në Itali, duket se Simone do të kthehet sërish, por këtë herë si këngëtar.
I kontaktuar nga “THASH&THEM” Simone na ka rrëfyer diçka më tepër sa i përket këtij produksioni muzikor.
Gjithashtu kemi mundur të sigurojmë edhe disa nga fotot e prapaskenave të xhirimeve të klipit në Itali.
Rikthehesh në Shqipëri këtë herë jo si balerin, por si këngëtar përse kjo iniciativë?
Kam realizuar edhe një këngë në shqip e cila titullohet “Pa Kufi” dhe aty kam kuptuar që më pëlqente vërtet të këndoja dhe se ndoshta isha i aftë ta bëja. Mendoj se muzika dhe kërcimi janë e njëjta gjë, pasi nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën. Të them të drejtën besoj shumë në këtë projekt, po aq sa besojnë edhe dy bashkëpunëtorët e mi në këtë produksion muzikor.
Na trego diçka rreth pasionit tënd për muzikën, si ka lindur?
Kam dashur gjithnjë të këndoj por disa herë ka munguar mundësia financiare apo mundësitë e tjera për të prodhuar, të cilat janë elementë të rëndësishëm dhe gjithashtu kam qenë i angazhuar me kërcimin, por tani dëshiroj të vazhdoj këtë aventurë. Tani punoj më tepër gjatë darkave dhe pushoj më pak (qesh), pjesën më të madhe të jetës sime e zë puna tani dhe më jep mjaft kënaqësi duke u përpjekur të krijoj një të ardhme sa më të mirë për vete dhe për familjen time.
Kënga titullohet “Unë nuk do të kërkoj”, përse ka zgjedhur si subjekt një histori të përfunduar dhe jo një histori të bukur dashurie?
Gjëja që prek secilin nga ne janë historitë që përfundimi i një historie dhe çasti kur kuptojmë sa i rëndësishëm është dikush të cilin nuk mund ta kemi më. Në fakt unë dhe bashkëpunëtorët e mi kemi zgjedhur të trajtojmë këtë temë edhe pse secili nga ne është braktisur nga personi që e konsideronte të rëndësishëm. Edhe mua më kanë lënë dhe kam vuajtur shumë për këtë shkak.
Ç’mund të na thuash për realizmin e klipit?
Klipi ishte goxha inpenjativ për shkak të mbledhjes së shumë gjërave bashkë, por kemi ndarë detyrat së bashku me Alesion dhe Moreno, regjisor japonez, i cili ka realizuar klipe të shumta për këngëtarë të rrymës rep dhe duke parë sesi ai punon, nuk pata dyshime për të lënë videon në dorë të tij. Vendet e përzgjedhura për klipin janë të mrekullueshme, një sfond ideal për një këngë të tillë, ku përveç saj kemi edhe si protagonsite të bukur Giada Giacomoni. Ajo është një balerinë e programit “Ballando con le stele”, e cila ka pranuar menjëherë të jetë pjesë e klipit.
Sa personale është kjo këngë për ty?
Ka shumë nga unë në këtë këngë, thuajse gjithçka për të mos thënë që është tërësisht personale. Kur kërcej dhe kur këndoj përpiqem të vendos jetën time brenda dhe t’u transmetoj njerëzve atë që ndjej. Le të themi që kam lindur për t’u emocionuar si dhe për të emocionuar. Megjithatë kënga është mjaft personale.
Ç’mund të na thuash për projektet që ke pasur në Itali?
Gjatë periudhës kur nuk kam qenë në Shqipëri më është dashur të merrem me shumë programe në Itali në televizione si Rai Uno, si “Italia i migliori anni”, “Tale e quale” etj. Gjithashtu shkoj shpesh në programin e Barbara D’Urso për të kërcyer. Kam hapur një shkollë baleti në Romë, e cila ecën mjaft mirë. Jap mësime kërcimi nëpër vende të ndryshme në Itali, personave të cilët e kanë pasion. Me pak fjalë nuk jam asnjëherë në shtëpi dhe familja ime ankohet që shkoj vetëm për të ndërruar rrobat në valixhe.
Në Shqipëri je njohur në programin “Dancing With The Stars”, ke menduar të rikthehesh?
“DwS” ka qenë një eksperiencë mjaft e rëndësishme për mua. Madje produksioni dëshironte që të isha sërish pjesë por unë nuk munda për shkak të angazhimeve që kisha në Itali. Do të kthehesha me kënaqësi por në ndonjë rol tjetër jo atë të balerinit.
Në atë periudhë u spekullua mjaft marrëdhënie jote me Agnesën, në fakt vijoni të frekuentoheni?
Flasim me njëri-tjetrin, por kemi shumë kohë që nuk jemi parë dhe e kam ndjerë mungesën e saj, pasi e kam vërtet përzemër dhe është një njeri i veçantë, e cila më ka dhënë shumë dhe e kujtoj gjithnjë me kënaqësi. Sa mirë që nuk kanë folur për gjë tjetër për vetëm për Agnesën (qesh)
Cilët janë projektet e radhës në Shqipëri, ku do të jenë më tepër të fokusuar?
Do më pëlqente t’i ndërthurrja dy gjërat së bashku. Në fakt më pëlqen edhe të prezantoj dhe do të mund të argëtohesha mjaft me punën time. Më kishte marrë shumë malli për Shqipërinë pasi tashmë është shtëpia ime e dytë. Kam shumë miq në Shqipëri të cilët më kanë ndihmuar dhe i kam përzemër. Edhe sa i përket punës më pëlqen të jem në Shqipëri dhe të vijoj të njihem nga populli shqiptar. Sa i përkët kërcimit nuk kanë ende ndonjë plan. Do më të pëlqente të drejtoja një emision në lidhje me kërcimin me shumë zhanre të kërcimit dhe me një staf me njerëz të rinj dhe balerinë të talentuar, pasi në Shqipëri ka shumë të tillë.
Çfarë të pëlqen më tepër nga Shqipëria?
Njerëzit janë të mrekullueshëm, mënyra e jetesës dhe ngrohësia që kanë. Gjithashtu ka disa vende të mbushura me histori në të cilat kam sjellë edhe familjen time. Shqipëria është jetë dhe për mua përfaqëson sfidën e jetës sime.
Sa do të qëndrosh në vendin tonë?
Do të kthehem në 30 mars për të qëndruar deri në 7 prill për promovimin e këngës dhe më pas shpresoj të kthehem sa hërë të më ftojnë, ndërsa sa i përket pushimeve ato i kaloj gjithnjë këtu.
Si është Simone në këto çaste në një histori dashurie apo vetëm?
Simone ka rigjetur hapësirat e tij, por nuk mund të afeksionohem i pari me një person, pasi nuk jam asnjëherë dhe sepse kam vuajtur shumë. Isha mësuar të arratisesha gjithnjë sa herë dashurohesha, por fati u kthye dhe më la personi që mendova se ishte e duhura. Aty e kuptova që dashuria bën aq mirë e njëkohësisht aq keq, është mirë të dashurohesh por ndonjëherë është mirë të jesh edhe vetëm. Një person në Shqipëri më ka thyer zemrën (qesh).
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)