Berat-Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj në një linjë telefonike për Report Tv, ka folur për situatën e përmbytjeve.

Sinaj ka shpjeguar se për momentin është përmbytur pedonalja kryesore e qytetit nga ujërat e Osumit. Sipas tij është hera e parë që lumi Osum ka dalë nga shtrati dhe të përmbysi pedonalen e qytetit.

Gjithashtu ka shpjeguar se janë marrë masa duke zhvendosur të gjithë banorët që rrezikoheshin nga përmbytja.

Fjala e plotë:

Uji i lumit ka dalë në pedonale, në lagjen Goricë, duke shkaktuar dëme materiale, fatmirësisht nuk kemi ndonjë njeri të dëmtuar.

Situata ka një përmirësim të lehtë, uji ka hyrë në pedonale, janë përmbytur bizneset në katin e parë, një bankë e niveli të dytë dhe banesat e kateve të para.

Është rasti i parë që qyteti mbyllet nga lumi Osum. Kemi marrë të gjitha masat, duke evakuar 40 persona që rrezikoheshin nga përmbytja e shkaktuar nga Osumi,”shpjegoj Sinaj.

“Uji ka hyrë në rreshtin e parë të shtëpive duke i përmbytur, por ka vetëm dëme materiale. Kemi marrë masa pasi kemi pasur një koordinim të mirë në nivel qarku, bënë mbledhjen e përditshme duke marrë të gjitha masat për ta përballuar përmbytjen.

Sigurisht qeveria ka dhënë ndihmën e saj por Shërbimi i Pastrim Gjelbërimit kanë vijuar të kujdesen për vendet e përmbytura,”thotë Sinaj.

“Konvikti Stiliano Bandilli, aty janë strehuar banorët e zhvendosur, gjenden mbi 40 veta, madje ai ambient mbanë më tepër se kaq. Kemi edhe stadiumin në dispozicion, aty mund të zhvendosim më shumë persona, e kemi bërë gati me të gjitha kushtet, që nga shtretërit, batamijet dhe ushqim.

Kam qenë në kontakt me shefin e komisariatit të Beratit, njerëzit përgjithësishtë kanë bashkëpunuar por ka raste edhe kur s’kanë bashkëpunuar,”tregoj Sinaj.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com