Përfaqësuesit e Sindikatës së Transportit Hekurudhor janë nisur nga Durrësi drejt kryeqytetit për të protestuar përpara kryeministrisë dhe më pas tek Ministra e Financave për problemet e tyre financiare.
Përfaqësuesit e sindikatës së hekurudhës kërkojnë rritje të pagës minimale sipas kategorisë, rritjen e subvencionit për hekurudhën, hapjen e fronteve të reja të punës si dhe vënien në efiçencë të hekurudhës shqiptare.
Kreu i sindikatës, Osman Meta deklaroi se nëse ministria e linjës dhe kryeministria nuk do të reagojnë, hapi vendimtar është greva e urisë.
“Sot punonjësit e Hekurudhës shqiptare bëjnë një protestë pranë Ministrisë së Transporteve, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave dhe pranë Kryeministrisë. Problemet janë anashkalimi i qeverisë për rregullimin e pagave, paga minimale dhe paga sipas kategorisë së vështirësisë dhe vjetërsisë së punës gjë që ka indinjuar punonjësit”, tha ai.
Sindikalistët do te ecin në këmbë nga sheshi Shqiponja, drejt kryeministrisë dhe më pas drejt Ministrisë së Financave. Për këtë protestë kanë firmosur paraprakisht sindikalistët e të gjitha rajoneve hekurudhore të vendit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO