Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosoves (BSPK) do të protestoj sot në Prishtinë në sheshin "Nëna Terezë" Protesta do të fillojë duke u nisur nga Hoteli Grand dhe do te vazhdojë deri tek Hoteli Swiss Diamond.

Ata në mbledhjen e radhes se Keshillit Drejtues para disa ditëve vendosën qe me daten 20 shtator 2012 te mbajne proteste masive. Keshilli Drejtues ka formuar Keshillin organizativ te protestes ne perberje prej 5 anetareve. 

Protestën e ka mbështetur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, në një reagim të saj, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare kërkon hetim dhe auditim të procesit të privatizimit të aseteve shoqërore, që nga privatizimi i parë në vitin 2002 e deri në fund të vitit 2012.