JAPONI - Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, gjatë vizitës zyrtare në Singapor, është pritur në një takim të veçantë nga homologu i tij, Shanmugam. Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit në të ardhmen. Lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, Ministri Haxhinasto vlerësoi se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë krijon një dinamikë të re në rajon. Shanmugam tha se ata do ta rikonsiderojnë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës në dritën e zhvillimeve më të fundit atje.
Shefi i diplomacisë shqiptare, është takuar edhe me kreun e Parlamentit të Singaporit Michael Palmer, me të cilin ndanë mendim për thellimin e bashkëpunimit parlamentar. Ministri Haxhinasto pati një takim edhe me përfaqësues të biznesit, me të cilët u diskutua mbi fushat ku biznesi i Singaporit mund të investojë në Shqipëri. Sipas deklaratës zyrtare të MPJ, disa nga këto sektorë u evidentuan energjia, turizmi, shkëmbimet tregtare, transporti dhe veçanërisht ai detar, agrobiznesi, etj.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com