'Ne do ndryshojmë botën'! Trump-Kim Jong Un firmosin marrëveshjen: Denuklearizimi nis së shpejti/FOTO-VIDEO

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shtrënguan duart të martën në mëngjes në një hotel të Singaporit, para se të fillonin bisedimet rreth denuklearizimit të mundshëm të gadishullit Korean. Liderët e dy superfuqive botërore nënshkruan një dokument, përmes të cilit ata angazhohen për denuklearizimin e Gadishullit Korean, një proces që sipas Trump do të nisë shumë shpejt.


(Marrëveshja e nënshkruar mes Donald Trump dhe Kim Jong Un)

Nën shkrepjet e dhjetëra kamerave, dy udhëheqësit u takuan përpara një sfondi me flamurë amerikanë dhe koreano veriorë në një ngjarje të pashembullt – takimi i parë i një presidenti aktual amerikan dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut.

Ndërsa fillonte takimi i nivelit të lartë, Presidenti Trump parashikoi se ai do të kishte një "marrëdhënie të shkëlqyer" me udhëheqësin Kim Jong Un, i cili tha nga ana e tij se ai dhe zoti Trump "kishin ardhur aty pas tejkalimit të të gjitha pengesave”.

Para këtij takimi, ata bënë deklarata për mediat. Presidenti Trump e vuri theksin në zgjidhjet e pritshme të problemeve.

Z. Kim, është një nder i madh të jem me ju këtu dhe unë e di se do të kemi sukses të jashtëzakonshëm së bashku; ne do të zgjidhim problemin tonë të madh, dilemën tonë të madhe, që deri në këtë moment nuk ka qenë e mundur të zgjidhet. Duke punuar së bashku, ne do ta zgjidhim atë. Është një nder i madh. Faleminderit shumë. Ne do ta zgjidhim, do të jemi të suksesshëm dhe mezi pres që të punoj me ju. Do të bëhet; ju faleminderit shumë.

Presidenti Donald Trump

I pyetur nëse do ta ftojë udhëheqësin koreano-verior në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump u përgjigj: Do ta bëj patjetër. Sakaq edhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shprehu angazhimin për t’i shërbyer paqes.

Do të ketë sfida përpara, por ne do të punojmë me presidentin Trump. Kemi mposhtur të gjitha llojet e skepticizmit dhe spekulimeve për këtë samit dhe besoj se kjo është diçka e mirë për paqen. Ne tejkaluam me guxim të kaluarën, e cila na mbante mbrapa dhe u ulëm bashkë; mendoj se ky është një prelud i paqes.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Këto deklarata zgjatën vetëm një minute. Pas kësaj dy udhëheqësit mbyllën dyert për një takim kokë me kokë, ku të pranishëm ishin edhe përkthyesit. Trump dhe Kim nënshkruan një dokument të paspecifikuar, pas një takimi ballë për ballë prej 45 minutash dhe bisedimeve midis delegacioneve të tyre në një hotel luksoz në ishullin Sentosa të Singaporit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se denuklearizimi i Gadishullit Korean do të nisë “shumë shpejt”. Ai i bëri këto komente pas takimit me udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, për të cilin tha se ka qenë “sukses i jashtëzakonshëm”.

Trump e cilësoi atë si dokument “shumë të rëndësishëm” dhe gjithëpërfshirës, por refuzoi të japë më shumë detaje, duke thënë se “të dyja palët do të impresionohen me rezultatin”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:16
VIDEO/ Momenti historik i shtrëngimit të duarve mes Trump e Kim Jong Un, cili e zgjati dorën i pari

Një takim historik është zhvilluar sot në Singapor, ku për herë të parë një President i SHBA në detyrë takohet me një lider të Koresë së Veriut.

Presidenti Donald Trump zhvilloi takimin historik me Kim Jong Un, një takim që ka tërhequr vëmendjen botërore, ku plot 5000 gazetarë nga e gjithë bota janë vendosur në Singapor.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar momentin historik të shtrëngimit të duarve mes dy liderëve, Trump e Kim Jong Un, që duket si një bashkim i madh mes dy botëve të ndara. I pari që zgjati dorën i këtij bashkimi ishte Presidenti Donald Trump, ndërsa më pas dora është shtrirë dhe nga Kim Jong Un. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA TOP.: 12/06/2018 19:47

    I LOVE MY PRESIDENT DONALD TRUMP J.IN STEPS OF JESUS CHRIST= TRUMP.BLESS HIM !! PRAY FOR HIM .

    Përgjigju
  • Beni: 12/06/2018 07:47

    Ehhh shyqyr shpetuam tani. Ja, te takohen dhe Rama me Bashen, qe te shpetoje njerezimi. Flitet neper underground se takimin Trump -Kim, e ka ndermjetesuar Ilir Meta me Moniken, por ngaqe jane modeste nuk shfaqen. Si shperblim Trump- Kim, takimin e radhes do ta bejne ne tunelet e Kerrabes, dreken ne Surrel dhe darken te kompleksi Lura. Te nesermen te SHQUPI dhe i shumeprituri takimi Rama- Basha- Beqaj- Ahmetaj- Kryemadhi- Tahiri dhe te gjithe bastardet e tjere te politikes, per dreke lutjesh te Pazari i Ri.

    Përgjigju
    • eh dynja dynja: 12/06/2018 11:38

      Ke harruar Velicken (Erjonken-Erjonin). Here tjeter mos na e harro se e ka per te na qerasur meqe do t'a bejne te tjeret me djale, se dihet qe vete nuk e bente dot. Po per Salickun behet fjale, apo ka pjerdhur ai e nuk i duhet me gje kujt. Ndoshta do t'a lene si vezhgues dixhital per te raportuar per takimin, se i ka ne gjak ai spiunlleqet, semundje e vjeter nga e kaluara.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë

Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë