Sinjale konsensusi nga Brukseli? Balla: Jemi gati që të votojmë Reformën Zgjedhore me opozitën brenda Krishtlindjeve
Tualant Balla në takimin e nivelit të lartë në Bruksel
Sinjale konsensusi nga Takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel nën kryesimin e kryetarit të Komitetit të Politikës së Jashtme David McAllister dhe komisionerit për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, ku marrin pjesë edhe përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është shprehur se maxhoranca është e gatshme që bashkë me opozitën të votojë Reformën Zgjedhore përpara festës së Krishtlindjeve.
Jemi gati të votojmë sëbashku me opozitën, të cilët i falenderoj që jemi sëbashku këtu, Reformën Zgjedhore, paketa ligjore për të cilën tashmë është gati. Besoj se do ta votojmë brenda krishtlindjeve. Sundimi i ligjit, përmes luftës lundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vijon me rezultate të forta dhe shumë domethënëse.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Në fjalën e tij, kreu i deputetëve socialistë bëri një prezantim edhe mbi ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi, ecurinë e kënaqshme të Vetting-ut që paraprin ngritjen e institucioneve të reja KLGJ dhe KLP, si dhe të BKH dhe SPAK. Gjithashtu Balla u shpreh se ka bindjen që procesi i Vettingut në radhët e drejtësisë është duke dhënë rezultate të kënaqshme në rrugën tonë të forcimit të shtetit të së drejtës.
E di që ka pasur një shqetësim për vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese, por më mirë vakanca sesa gjyqtarë të korruptuar të japin vendime. Në fillim të vitit të ardhshëm institucionet e reja të drejtësisë do të jenë në detyrë. Shqiperia ka nje nder ligjet me te mira per minoritetet ne Europe dhe ky eshte nje standard per te gjithe Ballkanin. Madje edhe vende anetare te BE ne rajon mund t’i referohen si model.
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS
Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel nga delegacioni shqiptar marrin pjesë nga maxhoranca Taulant Balla dhe Vasilika Hysi, ndërsa nga opozita Edmond Spaho, Fatmir Mediu dhe Klajda Gjosha.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.6%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
36.8%
Vota total: 125
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor, 14:33
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor, 12:51
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Balla pret Presidentin e Institutit Italian për Kujdesin e Punëtorëve, në fokus të drejtat e punëmarrësve shqiptarë në Itali
6 Dhjetor, 14:23
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor, 07:14
-
Sfidat e procesit të zbatimit të rekomandimeve nga institucionet e pavarura, Balla: Zbatueshmëria është në rritje, të adresojmë problemet!
4 Dhjetor, 15:03
-
Berisha kërkoi 1 minutë heshtje për profesor Repishtin, Balla e 'shigjeton': Fyerje, vite më parë e akuzove si spiun të Sigurimit (VIDEO)
3 Dhjetor, 16:48
-
Balla takim me ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh mes vendeve dhe dialogu politik
2 Dhjetor, 20:07
Pse duhet te jen akoma kta ne komisjonin e parlamentit kur nuk figurojne me deputet mund ta argumentoj ndonje
Përgjigju