TIRANË - Këtë të hënë të gjithë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe furgonëve të mallrave ja hodhën me një “këshillë” mos respektimit të urdhrit të Bashkisë së Tiranës që kufizon qarkullimin e tyre në unazën e vogël nga ora 06:00-20:00 per shkak te nisjes se shkolles. Nga java tjetër çdo shkelje do të shoqërohet dhe me gjoba nga Policia Rrugore, e cila thotë se këtë të hënë ka kthyer pas mbi 200 mjete, por pa i gjobitur pasi ende mungon sinjalistika informuese pranë shkollave apo në akset hyrëse në kryeqytet.
...
Në rrugët e kryeqytetit, veçanërisht në unazën e vogël nuk është vendosur sinjalistika, e cila sipas rregullave të reja të bashkisë ndalon furgonët e mallrave dhe mjetet e tonazhit të rëndë që të qarkullojnë në këto akse. Kjo ka bërë që shumë mjete të lëvizin në unazën e vogël, megjithë paralajmërimin e dhënë nga kryebashkiaku Veliaj pak ditë më parë.
Urdhri i dhënë ka përplasur policinë Bashkiake me atë Rrugore. Kjo e fundit pohon se mbi mbi 3.5 ton përfshi këtu dhe furgonë të transportit të mallrave janë konstatuar se kanë shkelur kufizimet e bëra publike nga bashkia.
Burime nga Policia Rrugore thanë për Shqiptarja.com se drejtuesit e automjeteve vetëm janë këshilluar e nuk janë gjobitur, pasi mungon sinjalistika për ndalimin e qarkullimit në unazën e vogël. Por bashkia nga ana tjetër deklaron se policia bashkiake ka vendosur gjoba.
Sipas Policisë Rrugore, brenda javës pritet që të kompletohet sinjalistika me shenjat e reja, e vetëm pas kësaj do të nisë gjobitja për të gjithë ata drejtues automjetesh që lëvizin në unazen e vogel në shkelje të kufizimeve të vendosura nga Bashkia e Tiranës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO