Sinjalizimi për ngjarjet kriminale, Lleshaj: Bashkëpunimi me policinë nuk iu bënë ‘spiunë’

Sinjalizimi për ngjarjet kriminale, Lleshaj: Bashkëpunimi me policinë nuk iu bënë ‘spiunë’

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas disa etiketimeve si “spiunë” të qytetarëve të ndryshëm që bashkëpunojnë me policinë duke sinjalizuar për ngjarjet kriminale. Ai shprehet se ka vetëm dy rrugë, ose qytetarët bëhen bashkë me Policinë për ta mposhtur të keqen kriminale, ose ata të qëndrojnë indiferentë apo bashkëpunojnë me të keqen, për të rrënuar të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

“Hapësirat e reja të komunikimit me qytetarët po japin rezultate inkurajuese në punën e Policisë. Kriminelë apo shkelës të tjerë të ligjit po vihen përpara përgjegjësisë falë informimit të qytetarëve. Për fat të keq, disa individë apo media të izoluara i etiketojnë si “spiunë” ata që bëjnë detyrën bazë qytetare: angazhimin për sigurinë e përbashkët. Por ne vazhdojmë bashkë, për ta ndërtuar bashkë me qytetarët, sigurinë dhe të ardhmen.

Ka vetëm dy rrugë: ose qytetarët bëhen bashkë me Policinë për ta mposhtur të keqen kriminale, ose ata qëndrojnë indiferente apo bashkëpunojnë me të keqen, për të rrënuar të sotmen dhe të ardhmen e tyre. Bashkëpunimi me Policinë është qytetari në çdo vend evropian. Stigmatizimi i bashkëpunimit është barbari. Mbështeteni Policinë tuaj”deklaron ministri Sandër Lleshaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë