Sipas astrologëve çdo shejnë
horoskopi ka fobi të fshehura

Sipas astrologëve çdo shejnë<br />horoskopi ka fobi të fshehura
Kur vjen puna tek frikërat që kemi askush nga ne nuk ka qejf të tregojë pikat e tij të dobëta.

Por kur bëhet fjalë për fobitë ato përpiqemi ti mbajmë përgjithmonë të fshehta dhe larg nga të gjithë.

Astrologët na sjellin parashikimet e tyre në lidhje me fobitë që ka çdo shenjë në horoskop.
 
Dashi
Të lindurit në shenjën e dashit kanë frikë nga humbja e njerëzve dhe prishja e marrëdhënieve. Janë shumë kokëfortë që kërkon gjithmonë të bëhet ashtu siç duan ata dhe shpesh i ofendojnë të tjerët me sjelljet e tyre. Por, vetëm pasi personat e afërt i braktisin, e kuptojnë gabimin e tyre.
 
Demi
Adhuron rehatinë dhe luksin aq shumë sa shpesh herë tregohet dembel për çdo gjë. Një nga fobitë e fshehta të kësaj shenjë është Kinetofobia, frika për të qenë aktivë dhe për të lëvizur më shumë seç duhet.
 
Binjakët
Shenja më flirtuese, ata mund ta gjejnë veten shpesh në situata të pazakonta. Ata janë shumë spontanë dhe bëjnë shumë premtime. Frika e tyre është të marrin vendime rreth diçkaje, pasi nuk janë të sigurt nëse marrin vendimin e duhur apo nëse mund t’i qëndrojnë besnikë asaj që kanë vendosur apo premtuar.
 
Gaforrja
Gaforret kujdesen gjithmonë për sigurinë e tyre dhe rehatinë. Agorafobia është frika e të qenit në një vend të rrezikshëm dhe është pikërisht fobia e fshehtë e kësaj shenje. Gaforrja nuk do të largohet asnjëherë nga zona e sigurt dhe nuk është shenja e përshtatshme për të bërë një aventurë.
 
Luani
Do gjithmonë të jetë lider dhe në qendër të vëmendjes, i trembet pikërisht dështimit në një fushë të caktuar. Personat luan janë shumë ambicioz dhe kërkojnë gjithmonë të jenë në krye të çdo gjëje që bëhet, prandaj frika e tyre është të harrohen nga njerëzit apo të injorohen.
 
Virgjëresha
Kërkon përsosmërinë në çdo gjë që bën dhe çdo gjë që e rrethon. Çdo rrëmujë që mund të bëhet e tremb virgjëreshën dhe e bën t’i ikë situata nga kontrolli. Në fakt e gjitha kjo sjellje vjen si pasojë e pasigurisë në vete dhe në fshehjen e të metave të veta.
  
Peshorja
Fobia e fshehtë e kësaj shenjë është Isolofobia, e cila ka të bëjë me të qëndruarin vetëm. Peshorja do gjithmonë të jetë me dikë dhe t’i përkushtohet vetëm një personi. Nëse një person i kësaj shenje mbetet vetëm, pa një partner atëherë ka shumë mundësi që të kalojë edhe në depresion.
 
Akrepi
Personat e kësaj shenje janë emocionalë dhe shohin gjithmonë botën shpirtërore të të tjerëve. Është një nga shenjat më të ndjeshme, e cila gjithashtu ka një nivel të lartë ankthi dhe probleme kontrolli. Akrepi ka frikë të paragjykohet apo të vihet në lojë për mënyrën sesi mendon dhe prandaj shumë herë tregohet i rezervuar.
 
Shigjetari
Një nga shenjat më aventuriere dhe më entuziaste për jetën në përgjithësi, i trembet faktit që duhet të ndjekë rregullat e të tjerëve. Shigjetari gjithmonë i zgjidh problemet duke u larguar, prandaj frika e tyre është të mbajnë përgjegjësi për diçka deri në fund, pa patur mundësinë të “arratisen”.
 
Bricjapi
Bricjapi është i dhënë pas punës dhe ndërtimit të karrierës profesionale. Një nga shenjat më me ambicie që gjithmonë do e arrijë qëllimin e tij. Nga ana tjetër, frika e kësaj shenje është që jo të gjithë do të arrijnë të kuptojnë vizionin e tyre.
 
Ujori
Është një nga shenjat që adhuron qetësinë dhe çdo gjë e zgjidh nëpërmjet ndjesisë së paqes që ka përbrenda. Por, kjo ndjesi që ata kanë kthehet në një frikë të madhe nëse askush nuk tregon dashuri apo të kërkojë ndihmën e tyre.
 
Peshqit
Janë shumë ëndërrimtarë dhe të apasionuar pas gjërave të bëjnë. Por ata gjithashtu mund të tregohen shumë të rezervuar. Glossofobia është frika e fshehtë e tyre e cila ka të bëjë me të folurin në publik apo mbajtjen e përgjegjësisë për punën e bërë në grup.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar