Britani - Studimi i Universitetit të Kalifornisë i cilësoi drejtuesit e automjeteve BMW “idiotë”. Ata janë të perceptuar si agresiv në rrugë dhe kanë më pak gjasa të ndalojnë makinën kur këmbësori kalon në vijat e bardha.
 
Studiuesi Paul K. e pohoi këtë gjë duke shtuar se “shoferët e BMW janë të këqinj”. Hulumtimi zhuloi gjithashtu se drejtuesit e BMW janë më shumë të prirur të tallen me këmbësorët në kryqëzimin e rrugëve.
 
Në studim u përfshinë burra të moshës 35 deri në 50 vjeç, të cilët drejtonin BMW ngjyrë blu. Drejtuesit e BMW-ve blu ngjallnin tek këmbësorët më shumë zemërim, duke përdorur edhe sharjet.

(v.gj/shqiptarja.com)