Sipërmarrësit e huaj interes për investime të reja në infrastrukturën shqiptare

/ATSH/.- Shefi i kabinetit të transportit dhe infrastrukturës Kristian Keri dhe presidenti i Klik Expo Group zoti Luan Muhametaj zhvilluan sot një tryeze të rrumbullakët me dhjetra biznesmen të huaj, ekspozues në panairin ndërkombëtar të Klik Expo Group, që po mbahet në Tiranë, që prej 4 ditësh.
Keri nënvizoj se transporti i integruar tokësor detar dhe ajror është vizioni ynë për të ardhmen. Dhe për këtë qëllim jemi të hapur për të bashkepunuar me sektorin privat vendas dhe të huaj, sic po bëhet aktualisht në projektin e rrugës së Arbrit me një kompani kineze. Ai ftoi sipërmarrësit e huaj të bëhen pjesë e projekteve strategjike në infrastrukturën shqiptare. Politikat e qeverise shqiptare synojne permiresimin e infrastruktures se vendit drejt standarteve te bashkimit evropian. nen kete kontekst,  vijoi Keri, Ministria e transportit dhe infrastrukturës ka adresuar dhe vazhdon te shtoj vemendjen me projekte dhe financime te drejtperdrejta per rehabilitimin e rrjetit rrugor ne vend, dhe autostradave qe jane arterjet kryesore te nderlidhjeve me vendet fqinje etj. Ai permendi edhe kujdesin mjedisor si plan i gjelber i bashkangjitur ndertimit dhe qarkullimit te mjeteve te transportit.
Presidenti i Shangai Jielang Trade, zoti Leo Qu, pas vlerësimit të punës së frytshme të Klik Ekspo Group dhe presidentit të tij Luan Muhametaj për kontaktet e dobishme për të ardhmen e biznesit të tij në Shqipëri, tha se infrastruktura shqiptare ka nevojë për investime të huaja si në rrugë e ura ashtu edhe në makineri ndërtimi, të cilat mund të përdoren dhe nëpër vendet e ballkanit. Ai u shpreh entuziast per pjesemarrjen e biznesit kinez ne panairin nderkombetar te Klik Expo Group dhe vleresoi efikasitetin e zhvillimit te takimeve dhe njohjeve te reja me personalitetet tona dhe biznesmen te tjere per te realizuar me se miri zgjerimin e bashkepunimit reciprok per projekte zhvellimore.
Martyn Mayhofer nga kompania Strabag që tashmë po operon që prej nje viti në Shqipëri, gjeti risinë e të ardhmes se biznesit të tij në këtë panair, sic është reformimi I ujësjellësve në kanalizime sepse asnjënuk po e bën.   Në përgjigje të Xhuzepe Totorizzo 30 vjet në sektorin e karburanteve në itali, për politikat mjedisore të ministrise së transportit, Kristiani tha se ulja e nivelit të dioksidit të karbonit po bëhet prioritet në legjislacionin shqiptar.
Konferencën e mbylli biznesmeni shqiptar Arjan Gerzaliu, presidenti i Balkan Tours me 20 vjet experiencë në transport, duke u drejtuar investitorëve të huaj, se është koha e duhur që të investojnë në Shqipëri. "Ky vend do bëhet pavarësisht nga qeveritë në fuqi", tha ai.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure