Sipërmarrja, ministrja Qato në Report Tv: Investimet e huaja janë rritur, 10 mijë biznese të reja në 2018

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato e ftuar në studion e Report Tv një ditë pas mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar u shpreh se dikasteri që drejton ka në fokus lehtësirat dhe mbështetjen maksimale për biznesin.

Duhet të mbrojmë sa më shumë sipërmarrjet vendase që të jenë sa më shumë konkurruese. Shumë prej kërkesave të sipërmarrjes janë marrë parasysh për t’u përfshirë në paketën fiskale. Qeveria ka krijuar një dialog konstruktiv me sipërmarrjen. Është ulur dividenti, është hequr TVSH për nënkontraktorët për fasonët. Qeveria në politikat e veta i merr parasysh duke i përpunuar këto rekomandime dhe duke i përcjellë gradualisht. Jo cdo gjë mundësohet që të kthehet në politikat fiskale. Ne do të krijojmë komisionet ad hoc në nivel qeveritar në bashkëpunim me grupet e interesit, që të bëjmë gati disa paketa që mund të injektohen në ekonomi.

Sonila Qato

Ministrja hodhi poshtë pretendimet e opozitës për mbyllje të bizneseve, ndërsa shtoi se këtë vit në krahasim me 2017 janë hapur 10 mijë të reja.  

Investimet janë prioritet i qeverisë, së bashku me punësimin, e gjithë veprimtaria është te investimet e huaja dhe strategjike. Ekonomia tregon që investimet janë duke u konsoliduar dhe futja e investimeve të reja sa po vjen dhe po rritet. Investimet e huaja këtë vit në 6 mujorin e parë janë +28%. Jemi duke punuar një ligj të ri për investimet për ti përkrahur për të rritur klimën. Investime ka, dhe të rinj janë duke hyrë. Janë 10 mijë biznese të reja të regjistruara këtë vit më shumë në krahasim me një vit më parë.

Sonila Qato

Për Qaton miratimi i reformës në drejtësi pritet që të rrisë investimet e huaja në Shqipëri, pasi do të ketë më shumë siguri juridike.

Reforma në drejtësi ka lidhje të drejtpërdrejt me ardhjen e investitorëve të huaj, pasi është garanci e shtuar për sigurinë juridike.

Sonila Qato

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sllovakia ofrohet të presë negociatorët e paqes Rusi-Ukrainë, Putin: jemi dakord

Sllovakia ofrohet të presë negociatorët e paqes Rusi-Ukrainë, Putin: jemi dakord