"Nëse ke një mur betoni përpara, kalo përmes tij, kalo sipër tij ose përreth tij."  Me këtë mesazh të presidentit Donald Trump u hap aktiviteti për nisjen e Komitetit të të Rinjve, Sipërmarrjes dhe Inovacionit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri.

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, solli në vëmendje filozofinë e presidentit Donald Trump për përballimin e sfidave, duke vënë theksin tek kthimi i pengesave në mundësi.

"Presidenti Donald Trump e ndërtoi karrierën e tij mbi një parim të thjeshtë: pengesat janë thjesht sfida për t’u kapërcyer. Siç ai ka thënë: "Nëse ke një mur betoni përpara, kalo përmes tij, kalo sipër tij ose përreth tij." Dhe kjo është ajo për të cilën shërben ky komitet - t'i kthejë pengesat në mundësi... Ne mund ta bëjmë këtë përmes zgjuarsisë, integritetit dhe një shpirti të pathyeshëm." tha VanHorn

Sipas zëvendëspresidenti i AmCham, Rexhino Cekrezi, komiteti i ri synon të bashkojë të rinj, sipërmarrës dhe inovatorë në një platformë idesh dhe mendimi strategjik. 

 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 14:59

    Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?