Sir Noel Malcolm shpallet fitues i çmimit të parë për albanologët e huaj nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Pas mbylljes së Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike që u mbajt për tri ditë rresht nga data 25-27 nëntor, tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë u bë shpallja e fituesve të çmimit “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli” për albanologët e huaj.  

Sir Noel Malcolm ka fituar çmimin e parë “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”

Ai u vlerësua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për veprën për agjentët perandorakë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë në botën mesdhetare "Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixteenth Century Mediterranean World" me motivacionin:

“Vepër e bazuar në një njohje sovrane të burimeve arkivore, tregimtare të literaturës së specializuar, në të cilën, me argumente gjithëpërfshirëse, jepet një kuadër impresionues i historisë së botës adriatiko-mesdhetare e i mbarë Europës së shekujve XVI-XVII, me pikënisje e duke ndjekur fatet e anëtarëve të një familjeje fisnike shqiptare, nga e cila dolën luftëtarë, intelektualë, klerikë e diplomatë të shquar e të vlerësuar sa në oborret e Europës aq edhe në ish-perandorinë otomane.”, tha kryetari I jurisë akademik Pëllumb Xhufi.

Lucia Nadin ka fituar çmimin e dytë “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”

Ajo u vlerësua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për veprën "Figura e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut (nga historia te miti: shek. XV-XVIII)" me motivacionin:

“Vepër që finalizon një punë të gjatë e të mundimshme, me një analizë në 360 gradë, në kërkim të gjurmëve që lidhin historinë e Shqipërisë me atë të Venedikut, duke pasur në qendër figurën e Gjergj Kastriot-Skënderbeut dhe receptimin e saj në mjedisin veneto-padovan, mbështetur në dëshmi arkivore, artistike, letrare, historiografike të zbuluara e të vlerësuara drejtpërsëdrejti, që nxjerrin në pah impaktin e jashtëzakonshëm që pati në Venecie dhe në territoret e shtetit të Venedikut figura e heroit të rezistencës arbërore.”, tha akademik Xhufi.

David Hosaflook ka fituar çmimin e dytë “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”

Ai u vlerësua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për veprën "Lëvizja protestante te shqiptarët, 1816-1908" me motivacionin:

“Vepër në të cilën për herë të parë, në mënyrë të plotë e të thelluar, mbështetur në burime të panjohura, vlerësohet historia e lëvizjes protestante te shqiptarët në periudhën e Rilindjes Kombëtare; roli i kësaj lëvizjeje për njësimin e shkrimit shqip dhe për inkurajimin e përpjekjeve për emancipimin e gruas shqiptare; libër referencial për mjaft aspekte të historisë politike e kulturore të shqiptarëve, që i shton kësaj historie figura dhe ngjarje historike me gjurmë të pashlyeshme.“

Ceremonia u mbajt me paraqitjen e të nominuarve:  

1. Noel Malcolm për veprën  “Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits, and Spies in the Sixteenth-Century Mediterranean World” 

2. Lucia Nadin për veprën “Figura e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut (nga historia te miti: shekujt XV-XVIII)” 

3. Roderick Bailey për veprën “Lufta e fshehtë në Shqipëri: Një histori e misioneve britanike 1940-1945”  

4. Jean-Paul Champseix për veprën “Ismail Kadare, une dissidence litéraire”  

5. Dhori Q. Qirjazi për veprën “Thimi Mitko, Fjalëtore Shqip-Gërqisht / Gërqisht-Shqip & ndihmesa të tjera leksikografike (Përgatitja e dorëshkrimeve për botim dhe studimi hyrës nga Dhori Q. Qirjazi).”  

6. David Hosaflook  për veprën “Lëvizja protestante te shqiptarët, 1816-1908” 

Ceremonia u mbyll me një koncert instrumental nga formacioni Academia Albanica.

Ceremonia u mbyll me një koncert instrumental, pjesë  e të cilit ishte edhe krijimtaria e akad. Vasil Toles, e titulluar “Valle antike”, interpretuar nga orkestra e harqeve të Akademia Albanica me dirigjimin elegant të maestro Eno Koços . Në finale e Kuvendit të Alabanologjisë janë shpallur katër albanologë anëtarë nderi të Akadmeisë: Sir Noel Malcolm, Brian D. Joseph, José Manuel Floristán dhe Leonardo Maria Savoia.

 

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj