Sirena ruse për Gianni De Biasin
e kërkon Spartaku i Moskës

Sirena ruse për Gianni De Biasin<br />e kërkon Spartaku i Moskës
Spartaku i Moskës interesohet për të ulur në pankinë trajnerin Gianni De Biasi.

Në një kohë kur zërat për një lëvizje të mundshme të trajnerit të Kombëtares janë shuar dhe duket se ai do vijojë të drejtojë Shqipërinë në skenë del një emër i njohur i futbollit rus që kërkon De Biasin.

Spartaku i Moskës interesohet për De Biasin pasi trajneri Dmitri Alenichev dha dorëheqjen pas eleminimit nga Europa League. Skuadra i është besuar përkohësisht italianit Masimo Carrera.

De Biasi ka kontratë deri në fund të vitit 2017-të me FSHF-në dhe është më shumë i vendosur për të vijuar të drejtojë Shqipërinë në kualifikueset e “Rusi 2018” por skuadrat që interesohen për të nuk mungojnë dhe e fundit është Spartaku i Moskës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk