/ATSH-AFP/ - Të paktën 15 avionë rusë mallrash që transportonin pajisje dhe personel kanë mbërritur këto dy javët e fundit në një bazë ushtarake në perëndim të Sirisë në luftë, konfirmoi sot një burim ushtarak.
"Që prej dy javësh dhe deri sot në mëngjes, një avion rus mallrash ka mbërritur çdo mëngjes në bazën ushtarake të Heimim, që ndodhet në provincën Latakia, një prej bastioneve kryesore të regjimit të presidentit sirian, Bachar al-Assad", theksoi burimi nën kushtet e anonimatit.
Sipas këtij burimi, të paktën 15 avionë të këtij lloji, që mbanin ngjyrat e flamurit rus, kanë transportuar pajisje dhe personel në këtë bazë që ndodhet pranë aeroportit civil dhe ushtarak Bassel al-Assad, 25 kilometra nga qyteti Latakia.
Një zyrtar i lartë sirian deklaroi se përfshirja ushtarake ruse përbën një kthesë