BEJRUT- Të paktën 25 civilë, përfshirë 11 fëmijë, humbën jetën sot pas sulmeve ajrore të regjimit sirian kundër rebelëve të provincës së Homsit, në qendër të vendit, njoftoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Në qytetin Talbisé, 18 persona, 16 prej të cilëve të së njëjtës familje, vdiqën si pasojë e këtyre sulmeve", saktësoi OSDH-ja.
"Dhjetë prej tyre ishin fëmijë dhe tri ishin gra", shtoi ajo.
Së bashku me Rastanen, që gjendet në të njëjtën provincë, Talbisé është nga të parat qytete që është rebeluar kundër regjimit të presidentit Bachar al-Assad, në vitin 2011.
Ky qytet bombardohet rregullisht nga trupat siriane./ATSH/