Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë vënë sot nën kontroll një tjetër fushë gazi në krahinën qendrore të Homs, zonën e dytë të gazit të konfiskuar brenda një jave pas betejave me forcat qeveritare.

Grupet radikale sunite postuan në rrjetet sociale 18 fotografi ku tregonin flamurin e shtetit islamik në fushën e gazit Jahar si dhe automjetet dhe armatimet e sekuestruara. Lajmi raportohet nga Reuters e cila për shkaqe sigurie nuk mund të kofirmojë ngjarjet apo të verifikohë përmbajtejne e fotografive të marra nga faqet sociale në internet. Ekstremistët e ISIS, të cilët deri më tani kanë nën kontroll 1/3 e Sirisë si dhe kanë konfiskuar ngastra të mëdha toke në Irak, kanë shpallur një kalifat nën drejtimin e tyre.

Më 30 tetor ata arritën të vinin nën kontroll edhe fushën e gazit, Sha’ar. Sipas raporteve, militantët islamikë kanë konfiskuar edhe 2 tanke, 7 makina, 4 të blinduara dhe 4 mitralozë të rëndë.

Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer sulme ajrore kundër shtetit islam që nga muaji shtator. Amerika thotë se nuk po koordinohet dot me forcat e presidentit Bashar al Assad për të mposhtur ekstremistët e ISIS në Siri. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)