BEJRUT - Koalicioni ndërkombëtar nën drejtimin e SHBA-së zhvilloi sot sulme kundër grupit të Shtetit Islamik në veri dhe lindje të Sirisë duke parashikuar veçanërisht një fushë nafte, njoftoi një OJQ.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut theksoi gjithashtu se Shteti Islamik kishte bombarduar sot që prej qytetit kurd sirian të Kobanes një vend të të zhvendosurve pranë kufirit turk duke vrarë dy civilë.
"Katër sulme ajrore kryer në zonën e fushës së naftës al-Tanak dhe kundër një pike kontrolli të Shtetit Islamik  janë shtrirë në provincën Deir Ezzor duke vrarë dy persona", theksoi OSDH pa dhënë detaje nëse viktimat ishin xhihadistë apo civilë.
Shteti Islamik kontrollon fushat e naftës në këtë provincë, pranë kufirit irakian./ATSH/