Opozita siriane thotë se "qindra familje" janë ende të bllokuara nën rrënoja, siç raporton Guardian. Koha po mbaron për të shpëtuar qindra familje ende të bllokuara nën rrënojat e ndërtesave të shembura, tha kreu i shërbimit të mbrojtjes civile të drejtuar nga opozita siriane.
Sipas AP, OKB beson se në Siri, të paktën 224 ndërtesa në veriperëndim të vendit u shkatërruan dhe të paktën 325 u dëmtuan, duke përfshirë magazinat e ndihmave në enklavën që pret miliona njerëz të zhvendosur, shumica e të cilëve jetojnë tashmë në shtëpi gjysmë të shkatërruara.
Lajmi kryesor:
‘Eja të më shpëtosh’, nga rrënojat vijnë thirrjet për ndihmë! Mbi 7000 viktima! Qyteti sirian bombardohet pas tërmetit (VIDEO+FOTO)








