Xhihadistët e grupit Shteti Islamik (ISIS) sulmuan sot një zonë naftëmbajtëse në qytetin sirian të Homsit, duke vrarë 30 anëtarë të forcave të regjmit, njoftoi sot Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
"ISIS-i sulmoi dje në mëngjes, dhe ky sulm zgjati deri në mbrëmje, duke arritur të marrin një pjesë të kësaj zone të Al Chaer", tha drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane.
Rahmane theksoi se 30 roje të zonës dhe milici proregjimit u vranë gjatë këtij sulmi. Ai gjithashtu tha se pati të vdekur edhe në krahun e luftëtarëve të ISIS-it por pa mundur të japë shifra të sakta.
Ushtria siriane kishte rimarrë në korrik këtë zonë të pasur në naft dhe gaz nga kontrolli xhihadist të cilët e kishin pushtuar pas luftimeve që bënë 270 të vdekur.
ISIS-i ka nën kontroll shumë rajone të pasura në naft dhe gaz në Siri dhe Irak, një burim i rëndësishëm të ardhurash për këtë organizatë, e cilësuar nga Uashingtoni si organizata terroriste më e mirë financuar.
Nxjerrja e naftës dhe rishitja e saj në tregjet e zeza, i sjell rreth një milionë dollarë në ditë të ardhura organizatës që prej mesit të qershorit, vlerësoi David Cohen, nënsekretari amerikan i Thesarit i ngarkuar me luftën kundër terrorizmit.
ATSH
/Shqiptarja.com