SIRI - Luftëtarë të Shtetit Islamik (SHI) morrën nën kontroll pjesërisht një bazë të ushtrisë siriane në provincën Raqa (veri), gjatë këtyre luftimeve humbën jetën 38 persona, njoftoi sot Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Luftime intensive kundërvenë tashmë xhihadistët ultra radikalë dhe ushtarët e brigadës 93 në këtë provincë ku SHI-ja kontrollon tashmë kryeqytatin rajonal dhe një pjesë të madhe të territorit, sipas OSDH-së.

Të paktën 27 anëtarë të forcave të regjmit sirian si dhe 11 xhihadist të Shtetit Islamik janë vrarë, deklaron OSDH-ja, që bazohet në një rrjet të gjerë burimesh militantësh, ushtarake dhe mjekësore

Mes xhihadistëve të vrarë figurojnë edhe tre kamikazë që u hodhën në erë në të hyrë dhe përreth bazës në fillim të sulmit./ATSH/