Siri, trupat e Erdogan kapin brenda zonës së sigurisë 18 ushtarë të Bashar Al Asad

Siri, trupat e Erdogan kapin brenda zonës së sigurisë 18 ushtarë të Bashar Al Asad

Pas deklaratës së djeshme të Kremlinit se ka përfunduar evakuimi i luftëtarëve kurd të YPG nga zona tampon prej 30 km e dakorduar mes Erdogan dhe Putin, Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ka kapur 18 ushtarë të ushtrisë së Bashar Al Asad-it  në rajonin e Ras al-Ayn.

Ministria turke e mbrojtjes tha gjithashtu se rasti në fjalë po shqyrtohet në koordinim me autoritetet e Kremlinit.

Më 22 tetor, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një takim në qytetin rus Soçi.

Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë veriore, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë patrullime të përbashkëta atje.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja