Formacionet xhihadiste në Sinai njoftuan sot me anë të një deklarate emëruar Ebu el-Baghdadin si kalif i të gjithë muslimanëve në Irak, Siri dhe të gjitha vendet muslimane.
Grupi thotë se është i angazhuar për vijimin e operacioneve të saj kundër ushtrisë dhe shërbimeve të sigurisë në Egjipt.
Ndërkohë, beteja për qytetin strategjik në kufirin siriano-turk të Kobanit kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka pasur shpërthime dhe armë zjarri mes forcave kurde të mbështetur nga rebelët sirianë kundër militantëve islamikë.
Luftëtarët irakenë të Peshmerga-s dhe kryengritësit sirianë bombarduan pozicione të shtetit islamik që një ditë më parë, por nuk ishte e qartë nëse ardhja e tyre do të mposhtë militantët e ISIS.
Kobani është bërë një provë simbolike e aftësisë së koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të ndalur përparimin e xhihadistëve të ISIS, të cilët mbajnë qytetin të rrethuar prej më shumë se një muaji.
Beteja ka fokusuar vëmendjen në fitimet marramendëse të militantëve të Shtetit islam në Siri, të cilët kanë konfiskuar vetëm brenda një jave 2 fusha gazi. Ardhja e luftëtarëve të Peshmerga-s dhe sirianëve rebelë në ditët e fundit ka përshkallëzuar përpjekjet për të mbrojtur qytetin, pas disa javë sulmesh ajrore të udhëhequra nga SHBA të cilat nuk kanë ndalur dot përparimin e ISIS.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com