Siri, vriten dy vëllezër kosovarë 
nga Gjilani gjatë luftimeve për ISIS

Siri, vriten dy vëllezër kosovarë <br />nga Gjilani gjatë luftimeve për ISIS
2 vëllezër kosovar, janë vrarë gjatë luftimeve në Siri. Sipas gazetës Express bëhet fjalë për Valon dhe Hashim Aliun, 23 dhe 27 vjeç nga Zhegra e Gjilanit. 

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e të vrarëve të cilët thonë se para një jave e kanë marrë vesh lajmin. “Po, para një jave na ka ardhur lajmi se ata janë vrarë atje”, ka thënë nëna e dy të vrarëve.

vellerezit kosovar

Sipas saj dy të rinjtë ishin larguar drejt Sirisë në janar të këtij viti.

 “Në janar të këtij viti kanë dalë prej shtëpisë, pa na treguar se ku po shkojnë. Për tre muaj rresht ne nuk kemi ditur asgjë për ta. Pas tre muajve janë lajmëruar, na kanë thënë se janë mirë”, thotë nëna e tyre.

Ndërsa e motra e tyre është shprehur se familja nuk do të hapë mort, për dy vëllezërit pasi trupat e tyre janë varrosur në Siri.

“Krejt e dinë që ata janë vrarë, ata që dëshirojnë të vinë më pa, munden lirisht, por ne nuk e shohim të nevojshme me hap të pame, pasi nuk i kemi kufomat e tyre, ata janë varrosur atje. Për neve jeta vazhdon”, kanë thënë për Gazetën Express motrat e tij.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste