Siri, vritet Basri Sylejmani, shoku 
 i xhihadistit Lavdrim Muhaxheri

Siri, vritet Basri Sylejmani, shoku <br /> i xhihadistit Lavdrim Muhaxheri
Një tjetër kosovar ka mbetur i vrarë përkrah forcave të ISIS-it në Siri. Autoritetet ligjzbatuese bëjnë me dije se gjatë javës së kaluar është vrarë Basri Sylejmani shoku i ngushtë i xhihadistit Lavdrim Muhaxherit.

Basri Sylejmani ishte banues në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Sipas burimeve të Gazetës Express xhihadisti kosovar ka mbetur i vrarë gjatë bombardimeve të një kampi të ISIS-it në Siri.

Sylejmani kishte lënë gruan e tij në Kosovë për t’u bashkuar me forcat e ISIS. Ndërkohë gjatë qëndrimit në Siri, ai është martuar edhe një herë.

Sylejmani njihet si shok i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit, i cili i është bashkuar prej kohësh ISIS-it në Siri.

Numri i kosovarëve të vrarë në Siri rritet nga dita në ditë, e ndërsa kohët e fundit një tjetër shqiptar nga Kosova është arrestuar në Majlazi pasi nga hetimet doli se ai vidhte materialet sekrete të SHBA e ia u dërgonte ato ISIS.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror