TIRANE- Një shqiptar nga Peshkopia është vrarë gjatë luftimeve në Siri. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Shkëlzen Dumanit, të cilët kanë treguar gjithashtu se, në Siri kanë mbetur dy fëmijët e Dumanit, një djalë dhe një vajzë, Endri dhe Eva, 8 dhe 9 vjeç. Shkëlzen Dumani, një prej vullentarëve myslimanë shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe që janë shpallur në kërkim nga shteti shqiptar, është vrarë së paku dy ditë më parë, thanë familjarët e viktimës. Dumani kishte disa muaj që ishte në Siri dhe luftonte me xhihadistët. Viktima ishte në kërkim nga krimet e rënda edhe për rekrutime të shqiptarëve për t’i çuar në Siri për të luftuar kundër qeverisë së Assad.
Kush është DumaniShqiptari i fundit i cili është vrarë në Siri, Shkëlzen Dumani, është një prej personave të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare me akuzën e organizimit dhe financimit të rekrutimit dhe dërgimit të myslimanëve shqiptarë për xhihad në Siri. Në fund të janarit të këtij viti ai ka mundur të kalojë kufirin së bashku me dy fëmijët e tij, Endri dhe Eva, përkatësisht 8 dhe 9 vjeç. Sipas të afërmve në Bellovë të Dibrës, pesë vite më parë, Shkëlzeni me profesion hidraulik shkon për gjashtë muaj në Arabinë Saudite. Pas kthimit nga Arabia, ai fillon të praktikojë fenë myslimanë duke lënë dhe mjekër. Vetëm për të mbajtur mjekrën, Dumani është paguar me nga 30 mijë lekë në muaj.
Arratisja me fëmijëtShkëlzen Dumani duket se e ka menduar në detaj arratisjen së bashku me dy fëmijët e tij. Ai ka shfrytëzuar një sebep familjar të bashkëshortes për të kryer në heshtje largimin e tij. Ai i ka thënë bashkëshortes, Mides, të ikte tek i vëllai i saj, pasi ky i fundit fejonte të bijën dhe i ka kërkuar të qëndronte tre ditë atje. Ai së bashku me dy fëmijët të nesërmen do të ikte në Shkodër për të drekuar me një mikun e tij. Gjatë kësaj kohe ai është bërë gati dhe është nisur në aeroport me fëmijët. Teksa është telefonuar nga bashkëshortja, ai deri në momentin që kanë humbur kontaktet, i është përgjigjur se po ia kalonin mirë dhe se fëmijët janë mirë.
Dumani ka udhëtuar me fëmijët e tij përmes aeroportit të Rinasit me destinacion Turqinë. Mësohet se ditën e udhëtimit Dumani ka qenë i veshur me kostum dhe ka hequr mjekrën. Ai i ka shpjeguar personelit se arsyeja e udhëtimit drejt Turqisë është për operimin e djalit të tij. Më pas i ka humbur gjurmët dhe dyshohet se ka mbërritur në Siri së bashku me dy fëmijët.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?
-
Mjekëve
38%
-
Ministrisë
59.6%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 1615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit
4 Korrik, 13:57
-
I dha fund jetës duke pirë fostoksinë para derës së SPAK, 63-vjeçari përcillet për në banesën e fundit
4 Korrik, 13:57
-
Vota e Diasporës, Gjiknuri në Kuvend: Projektligji do depozitohet pas disa ditësh, ta kalojmë në korrik
4 Korrik, 13:50
-
Thumbime të panumërta mes spanjollëve dhe gjermanëve, Joselu: Kroosin e pensionojmë! Ish-portieri Lehman: 'La Roha' ekip i vogël
4 Korrik, 13:33
-
Me automatik e armë gjahu në banesë, një në pranga në Sauk
4 Korrik, 13:30
-
Vlerat ushqyese të kumbullave! Ulin sheqerin, mbrojnë zemrën dhe kockat
4 Korrik, 13:24
-
PDIU pr/dokument në Kuvend për abrogimin e ligjit të luftës më Greqinë
4 Korrik, 13:17
-
Ilir Yzeiri: Përse do të vazhdojë të na ndjekë 'HIJA'
4 Korrik, 13:15
-
Shqipëria del në treg të huaj në 2025, kërkon 650 mln € borxh! Në 13 vite janë marrë 6 eurobonde me vlerë 3.2 mld €
4 Korrik, 13:05
-
Me dy armë pa leje dhe kanabis në banesë, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë
4 Korrik, 13:02
-
‘Revoltohet’ Bardhi: Dua Celibashin këtu në Kuvend, ca është ky komisioner shtetëror....Noka i vjen në ndihmë
4 Korrik, 12:43
-
Elbasan, lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 28 vjeçari (EMRI)
4 Korrik, 12:43