"Në disa zona ata gjenden vetëm një kilometër larg qytetit, ndërkohë që në zona të tjera ndoshta dy kilometra", deklaroi me telefon Idris Nahsen, një zyrtar lokal sirian kurd.
"Sulmet ajrore nuk janë të mjaftueshme për të luftuar terroristët në tokë. Koalicioni nën drejtimin amerikan duhet të na ndihmojë me armë dhe municione", theksoi ai.
Që prej dy javësh, luftëtarë kurdë po luftojnë kundër ISIS-it për mbrojtjen e qytetit të rëndësishëm të Kobanes.
Rreth 186 mijë persona në Kobane u janë larguar luftimeve dhe i janë drejtuar Turqisë./ a.jor.