DAMASK - Presidenti Bashar al Assad, në një intervistë dhënë për televizionin amerikan Usa Fox tv, ka deklaruar se Siria disponon armë kimike, por do të impenjohet t`i shkatërruar ato, brenda këtij viti.
Assad, ka konfirmuar impenjimet e marra me Rusinë dhe se shpenzimet për shkatërrimin e këtyre armëve, arrijnë shifrën e një miliardë dollarëve.
Ai ka deklaruar se qeveria e tij do të transferojë arsenalin e armëve kimike që disponon, në cilindo vend, që do të jetë në gjendje të marrë përsipër rrezikun për ti transferuar në territorin e tij.
Gjatë kësaj interviste, Assad ka mohuar edhe një herë, përgjegjësinë e forcave qeverisëse siriane në sulmet kimike, sulm i denoncuar, në periferi të Damaskut, në 21gusht, të këtij viti.
Assad, ftoi gjithashtu presidentin Barack Obama, të kujdeset, për të respektuar dëshirën e mirë të popullit amerikan, të cilët, janë kundër iniciativës ushtarake në Siri, ashtu siç paraqitën rezultatet e sondazheve të kohëve të fundit.
Në deklaratën e presidentit sirian Bashar al Assad, gjatë intervistës së dhënë nga Damasku, për median amerikane Usa Fox tv, ai u shpreh se në Siri nuk ka pasur luftë civile, por një sulm nga Al Qaeda, Siria nuk po kalon një luftë civile, por një sulm të drejtuar nga mijëra xhihadistë, shumica prej tyre, janë të lidhur me ideologjine e Al Qaeda-s. Rrjeti terrorist i formuar nga Osama Bin Laden.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com