Siria, tetë fëmijë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një kamp refugjatësh në Idlib

Siria, tetë fëmijë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një kamp refugjatësh në Idlib

Të paktën tetë fëmijë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën mbrëmjen e djeshme në një kamp refugjatësh në Idlib, në veri të Sirisë.

Kampi ku strehohen rreth 800 familje të shpërngulura u godit dje nga një sulm me predha ardhur nga drejtim i paditur me autorë ende të pa identifikuar.

Vetë këtë muaj numri i fëmijëve të vrarë në kampet e të shpërngulurve nga lufta në zonën Idlib ka shkuar në 22.

“Kemi dëgjuar disa shpërthime shumë të forta. Unë qëndrova në errësirë ​​me fëmijët e mi, të mbuluar nga pluhuri, ndërsa u përpoqa t’i mbroja me trupin tim”, tha Hanan, 27 vjeç, mësues i shkollës, i cili jeton në kamp me tre fëmijët e tij , duke përshkruar tmerrin e sulmit dhe trishtimin e vdekjes së një prej studentëve të tij. “Unë pashë gjërat që digjeshin rreth meje dhe kuptova se perdet që vareshin në tavan ishin zhdukur – tha ai – unë dola me fëmijët për të kërkuar një strehë dhe pashë që po përpiqeshin të nxirrnin fqinjët tanë nga rrënojat mes copave të trupave njerëzorë të shpërndarë përreth “.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja