Siriania e Tiranës: Shtetet e mëdha
po luajnë me gjak sirianësh

Siriania e Tiranës: Shtetet e mëdha<br />po luajnë me gjak sirianësh
TIRANË - E ka quajtur fundi i botës atë që po ndodh në shtetin e saj, siriania Aliaa Noha, e cila prej vitesh ka emigruar me bashkëshortin dhe dy vajzat nga Siria në Shqipëri. “Isha për pushime në Vlorë me vajzat e mia dhe po shihja në celular videot në Youtube me fëmijët sirianë, që kishin vdekur e nuk kam fjale ta përshkruaj”.

E ftuar në studion e A1 Report nga gazetarja Mirjeta Ngjela, Aliaa mezi është përmbajtur teksa përshkruan dramën mbi 2-vjeçare nga konflikti civil në Siri. Masakra e fundit me armë kimike mbi qytetarët në periferi të Damaskut ka shokuar mbarë botën diten e fundit me pamje tronditese, që janë përcjellë nëpërmjet internetit. 

“Shumë sirianë nuk pranojnë të dalin jashtë Sirisë. Andej kanë lindur, andej do vdesin. Por jeta atje gati e pamundur", ka thënë Aliaa, duke shtuar se "një milion kanë dalë jashtë Sirisë, një shifër e madhe kjo,  por 5 milionë kemi dëgjuar para disa muajsh, është diçka e pabesueshme".

"As vendet arabe nuk i pranojë më sirianët. Janë tejkaluar shifrat shumë. Plus në Egjipt ka prapë protesta. Nuk e marr vesh as unë, as shumica e qytetareve, por di të them se shtetet e mëdha po luajnë me gjak sirianësh. Janë mbi 10 mijë vetë që kanë vdekur. Kur do të themi mjaft!", pyet me dhimbje Aliaa.


Siriania që jeton në Shqiperi, së shpejti në cilësinë e aktivistes për të drejtat e sirianëve, do të organizojë një protestë përpara Ambasdadës ruse në Tiranë, pasi, siç thekson, Kina dhe Rusia janë dy vende që po mbështesin diktatorin Bashar Al Asad për interesat e tyre.

aliaa
(Në foto: Siriania Aliia Noha, duke qarë në studion e "A1 Report").

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara