TIRANE - Nga kjo e Premte Shqipëria do të ketë sistemin e saj të pozicionimit Global “Albpos”, një sistem i prezantuar nga ministri i Drejtësisë Nasip Naco dhe ministrja e Inovacionit Mirela Harito.
Sistemi “ALBPOS” (Sistemi Shqiptar i Pozicionimit Global) është një projekt kombëtar, i dizenjuar dhe realizuar nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me asistencën teknike të Agjencisë Suedeze të Hartografisë, Kadastrës dhe Regjistrimit të Pasurive.
Me këtë sistem dixhital pritet të përmirësohet regjistrimi i pasurive të paluajtshme, të thjeshtësohet procesi i legalizimeve si dhe të krijohen harta topografike me saktësi maksimale.
“Ky projket është një premtim i mbajtur i cili do të ndihmojë Shqipërinë që pas marrjes së statusit, të plotësojë jo vetëm standardin politik por dhe teknologjinë”, -u shpreh Naço gjatë fjalës së tij.
Ndërsa për ministren e Inovacionit znj.Harito, avancimet dhe përparimet e një kombi janë të lidhura tashmë me teknologjinë e informacionit ndaj dhe qeveria shqiptare është e vendosur të ecë në këtë drejtim.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com