/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministria e Drejtësisë prezantoi sot projektin për "Përmirësimin e Sistemit Përmbarimor në vendin tonë", që do të kushtojë 700 000 Euro dhe që do të financohet nga Bashkimi Europian.
Projekti për përmirësimin e Sistemit Përmbarimor në vendin tonë u prezantua të martën në Tiranë, nga trupi diplomatik i Bashkimit Europian në kryeqytet dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.
"Shërbimi përmbarimor do t'i nënshtrohet një reforme ligjore dhe institucionale. Ky shërbim është krijuar dhe vepron që prej vitit 2008. Ai sot numëron rreth 160 përmbarues privatë dhe 60 shtetëror në disa degë. Ështe pika fundore, shpeshherë e gjatë, për marrjen e së drejtës, pika fundore në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Komisioni Europian në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë, ka menduar të bëjë të mundur binjakëzimin e shërbimit përmbarimor", u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Drejtësisë, Sokol Pasho.
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Clive Rumbold bëri të ditur se duhet të rritet besueshmëria në sistemin e Drejtësisë, ndërsa lidhur me projektin sqaroi se Shqipëria, Franca dhe Hollanda do të bëjnë pjesë në këtë projekt binjakëzimi për shërbimin përmbarimor.
"E rëndësishme për drejtësinë është që të jepen vendimet përmbarimore për qytetarët dhe bizneset, që ata të kenë më shumë besim në sistemin e drejësisë. Ministria e Drejtësisë ka një rol kyç në përmirësimin e sistemit", tha Rumbold. "Për të arritur këto nivele, do të punojnë përkrah Shqipërisë ekspertët e Hollandës. Do të gjenden edhe zgjidhjet për procedura më të shkurtra dhe efektive. Duhet që vendimet e gjykatave të hyjnë në fuqi dhe kjo do ta çonte Shqipërinë një hap përpara në ndërtimin e shtetit të së drejtës," vlerësoi Clive Rumbold.
"Jam e kënaqur që kjo nismë është pjesë e reformës në gjyqësore. Ne duam që të arrihet progres, sepse e dimë që është sistem i vështirë por njëkohësisht kërkon ndryshim. Synojmë që të bëjmë forcimin e partneritetit rajonal. Shteti i së drejtës duhet të vendoset dhe ky është një prioritet i projekteve tona", tha në fjalën e saj, Ambasadorja e Hollandës në Tiranë, Dewi Van Der Weerd.
"Konsorciumi që kemi zgjedhur për këtë binjakëzim është më i miri për nga eksperienca, që do të ofrojë praktikat më të mira të përmbarimit shtetëror dhe atij privat. Niveli i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore në Shqipëri mbetet më i ulët edhe se vendet e rajonit. Projekti ka buxhet prej 0.84 milion euro. Objektivat e tij janë: thjeshtëzimi dhe shkurtimi i procedurave përmbarimore, të ulë fluksin në gjykata, përmirësimi i kuadrit të brendshën ligjor, forcimi i koordinimit ndërinstitucional, mbështetje e teknologjisë së informacionit për shërbimet përmbarimore, trajnime për agjentët përmbarimorë, përmirësim të sistemit aktual ALBIS", tha Ermonela Xhafa, Drejtoresha e Zyrës së Zhvillimit të Projekteve në Ministrinë e Drejtësisë.
Ndërkaq, projekti i prezantuar sot i mundësuar nga Bashkimi Europian për "Përmirësimin e sistemit përmbarimor në Shqipëri", do të financohet nga BE. Ky projekt fokusohet kryesisht në situatën aktuale të sistemit të përmbarimit në Shqipëri që ndahet midis operatorëve privatë dhe publikë të sistemit përmbarimor. Projekti, me një buxhet 700.000 Euro do të ketë një kohëzgjatje prej 18 muajsh.
/Shqiptarja.com