Situata e COVID/ Rama intervistë për BILD: Nuk ka një korona ballkanike! Jemi shumë transparent me shifrat

Situata e COVID/ Rama intervistë për BILD: Nuk ka një korona ballkanike! Jemi shumë transparent me shifrat

Kryeministri Edi Rama

Vendi i tij është një nga pikat e nxehta që politikanët gjermanë fajësojnë për rritjen e numrit të të prekurve nga koronavirusi në Gjermani. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë flet në një intervistë për BILD për akuzat dhe se si vendi i tij po lufton koronavirusin.

BILD: Zoti kryeministër, janë vendet tuaja që fajësohen pjesërisht për këtë fakt. A po rriten të prekurit me koronavirus?
Rama:
 Unë nuk mendoj se shtetet e Ballkanit paraqesin kërcënim për Gjermaninë apo ndonjë tjetër në Bashkimin Europian, sepse në fund të fundit shifrat flasin vetë. Numrat e lartë janë për këdo një kërcënim. Por kur mendoj se Kina ka pesë raste sot dhe Shqipëria ka 100, atëherë ka diçka që nuk shkon. Dua të them që ka shumë lojëra në veprim me numrat. Ne kemi vendosur të jemi jashtëzakonisht transparent në këtë drejtim. Sigurisht, pas hapjes, u përballëm me një sfidë që ishte më e madhe, sepse ka të bëjë edhe me sjelljen e të gjithë qytetarëve.

BILD: Por, përsëri: A është Shqipëria pjesërisht fajtore për numrat në rritje në Gjermani?
Rama:
 Unë kam prirjen të mos pajtohem me këtë, jo sepse unë duhet të mbroj vendin tim, por për shkak të matematikës së thjeshtë. Është e pamundur për ne, për sa i përket numrave, që të jemi në gjendje për të ndikuar te një vend i madh si Gjermania apo shtete të tjera ballkanike të ndikojnë te Franca a vende të tjera të Europës. Dua të them që është më tepër politikë sesa realitet.

BILD: Pse ka akoma një ndalim hyrjeje për njerëzit nga Ballkani?
Rama:
 Sepse ka BE dhe jo BE. Pra, është shumë e thjeshtë. Ne kemi një ndarje që në terma praktikë vendoset nga ana e BE-së dhe jo BE-së. Për sa i përket numrave, më lejoni të përsëris se ka sigurisht arsye të mira për këtë dhe se ka një kujdes të arsyeshëm në Gjermani dhe në vendet e tjera. Dhe jo rastësisht, Gjermania është mbi të gjitha, pasi ajo po e trajton Covid-in në një mënyrë mjeshtërore.

BILD: A duhet të paguajë Kina për dëmin e shkaktuar nga Corona?

Rama: Unë do të mbroja fuqimisht idenë që të sqarohet se si po ndodh gjithçka. Dhe sigurisht nëse dikush ka luajtur kartat e gabuara, duhet të paguajë. E gjithë çështja është se pse bota nuk u informua në kohën e duhur. Pse ka kaq shumë pyetje në lidhje me karantinën në Kinë dhe udhëtimin falas nga Kina? Këto janë pyetje që nuk duhet të çojnë në teori konspirative, por në një hetim të qartë dhe në një analizë shumë më të plotë. Dhe nëse përfundimi është se luhet në mënyrë jo të pastër, atëherë ata që janë përgjegjës duhet të paguajnë.

BILD: Kthehemi përsëri në Ballkan: çfarë mendoni për pretendimet e bëra nga disa politikanë për një itinerar ballkanik “Korona”?
Rama:
 Kjo është politikë, sepse nuk ka Korona Ballkanike, nuk ka Mafia Ballkanike dhe as Tërmet Ballkanik ose Sëmundje Ballkanike. Por, politika ndonjëherë ka nevojë – dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë – për këto shenja dalluese për të arritur te njerëzit. Sigurisht që na trishton, por jemi mësuar me të. Nuk është hera e parë. Ne duhet të merremi me këtë stereotip dhe të përpiqemi të shpëtojmë prej tij.

BILD: Çfarë u thoni gjermanëve që duan të shkojnë për pushime në Shqipëri?
Rama:
 Unë u them gjermanëve që të kujtojnë Franz Josef Strauss. Ai erdhi shumë kohë më parë – në 1984. Ai ishte aq entuziast për Shqipërinë atëherë sa sugjeroi – dhe në atë kohë kishte akoma një regjim komunist – se vendi mund të jetë i hapur për turistët gjermanë dhe duhet të gjendet një rrugë midis Shqipërisë dhe Bavarisë. Sepse mendimi i tij, vizioni i tij, bindja e tij ishte që Shqipëria ishte një parajsë që gjermanët duhet të zbulonin. Pra, nëse gjermanët kanë nevojë për një dëshmitar, ndoshta nuk ka asnjë më të mirë se sa Franz Josef Strauss./Përkthyer nga ATA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën