Situata e krijuar në vend, ARRSH:
Ja situata në çdo Qark nga reshjet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut vijon që të paraqesë disa probleme, por në terren vijon puna intensive për rikthimin e normalitetit.

Sipas tij, në të gjitha segmenet rrugore janë të dislokuara mjetet për ndërhyrjen në rast të rrëshqitjes së dherave e gurëve, apo pastrimin e dëborës në rrugët e zonave të thella malore.

Si pasojë e reshjeve ka disa dëmtime në shumë akse rrugore, si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga skarpatat anësore të rrugëve.

Por cila është situata në çdo Qark? Ja deklarata e ARRSH
 

TIRANË
Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht.

Akset  Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena +  Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme normalisht.

Në gadishmeri jane 2 borepastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punetore.

Në aksin Sauk – TEG – Ibë - Elbasan, në segmentin  Rotondo – Sauk – Ibë, gjendja është normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë.

Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë.


Nga informacioni që është dërguar nga supervizori i Kontratës nr.2, ne segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj që i përket kësaj kontrate, në vendin Ura e lumit Derje, është dëmtuar mbrojtja prej betoni. Si  rezultat është gërryer trupi i rrugës në një gjatësi prej 115 ml. Për këtë problem është ngritur grupi i punës me përfaqesues të Drejtorisë dhe të firmës që mbulon këtë kontratë .
Është çuar një ekskavator për të bërë devijimin e lumit, në mënyrë që të mos godasë trupin e rrugës, kjo si zgjidhje provizore.
Gjithashtu inxhinieri topograf i firmës ka bërë rilevimin , për të marrë masat për një zgjidhje përfundimtare.
Janë marrë masa me sinjalistikë.


DURRËS

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.
Te bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.


VLORË

Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin.

Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh.

Në Llogora janë në gadishmëri  1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë.

Te behet kujdes ne kalimin e segmenteve ku ka rrezik per renien e dherave  dhe te respektohet sinjalistika e vendosur.


GJIROKASTËR

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.

Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë,  dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur.

Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Te behet kujdes ne kalimin ne segmentet rrugore ku ka rrezikshmeri per renien e gureve ne rruge.


ELBASAN

1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:
1. Murrash, km 73-77
2. Dragostunjë, km 81-84
3. Pishkash, km 101-103
4. Qafë Thanë, km 110-113

Ne Xibrake, ne Km 63,2, tek shembja e murit, qarkullimi kryet me nje kalim te rregullt dhe nje kalim ne korsi provizore.

Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata per momentin eshte normale.

Në aksin Librazhd – Steblevë situata për momentin është normale. Këtu jane ne gadishmeri 1 traktor me zinxhire, 1 fadrome dhe 11 punetore.

2. Aksi Elbasan-Peqin ka si pika më të vështira:
1. Derven, km 60-63
2. Babluc, km 66-67
Në këto momente qarkullimi është normal. Ketu jane ne gadishmeri 1 kamionçine, 1 fadrome dhe 4 punetore.

3. Në Papër, km 57, situata është normale.

4. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të veshtirë:
1. Banjë – Drizë, km 77-89
2. K/Shirgjan – Drizë, km 72-80
Qarkullimi është normal deri në keto momente. Ka mjete e punetore ne gadishmeri.

5. Aksi Gramsh – Kodovjat,  Bersnik,  Mashan,  Km 104-109, qarkullimi  kryhet normalisht.
Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera.

Te behet kujdes ne akset ku ka materiale ne rruge.

Te respektohen tabelat e sinjalistikes, sidomos tabelat e shpejtesisë


   KORÇË

Gjendja e Akseve rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale dhe është duke u punuar për kriposje pjesore.

Ne akset e ketij qarku jane ne gadishmeri 13 borepastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamione dhe punetore ne segmentet me problematike.

Te behet kujdes ne akset ku ka materiale ne rruge. Te respektohet sinjalistika ne vendet ku ka prani te ngricave ne rruge.


FIER

Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku.

Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te makinave


BERAT

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë.



  KUKËS

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku.

Ne aksin Tuneli Kalimash – Kukes – Morine jane ne gadishmeri 3 mjete, ne aksin Kukes – Krume jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Draj Reç jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Domaj – Bushtrice jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Qafe Shllak jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Ura e Zapodit jane ne gadishmeri 2 mjete, ne akset e Tropojes jane ne gadishmeri 10 mjete.

1. Në aksin Krumë- Qafe  Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

2. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.

3. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh.  Janë pastruar nga firma kontraktore.

4. Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi,  ka  çedim të trupit të rrugës 20-70 cm,  dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

5. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët.

Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.



Te behet kujdes dhe te respektohet sinjalistika ne vendet ku ka probleme ne rruge dhe renie guresh e materialesh te tjera.

Gjithashtu te behet kujdes ne ato segmente ku ka ngrica ne rruge.


DIBËR

Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.

Ne akset e ketij qarku jane ne gadishmeri 14 mjete, ne zonat ku ka rrezik per renien e materialeve ne rruge. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik te renies se materialeve ne rruge, si dhe te lageshtise ne rruge.

1.  Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë  probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat ish kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz,  ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës, Ne gadishmeri jane 2 mjete.

2. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.

3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Në këtë aks ka rreshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Te behet kujdes ne qarkullim ne akset ku ka inerte ne rruge dhe te respektohet sinjalistika.


  SHKODËR

Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.

Ne akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjne pastrimin e akseve.

Edhe ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka rrezik per renie guresh ne rruge. Edhe ketu eshte ne gadishmeri 1 fadrome., ne aksin Shpal – Ura e Repsit jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Rreshen – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete.

Ne aksin Qafe Mali – Fierze jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin K.Hadroj – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete.

1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.

2.  Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.

3. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka  probleme për qarkullimin. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.

4. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.



Te behet kujdes ne zonat ku  ka ngrica ne rruge, per shkak te temperaturave te uleta te nates. Gjithashtu te behet kujdes ne zonat ku ka renie guresh e materialesh ne rruge.


LEZHË

Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.

Ne aksin Milot – Skurraj - Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Ura e Zogut – Rubik – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Rreshen – Tuneli i Thirres jane ne gadishmeri 3 mjete.

1.Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura :

a. Mashterkovë km 26,

b. Fan km 28.5,

c.  Bicak km 34,

Në km 34 të këtij aksi rrugor ka ndodhur një shembje e madhe dhe menjehere në vend është vendosur sinjalistika e nevojshme . Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks.

Te behet kujdes dhe te respektohet sinjalistika rrugore.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë