Situata e zjarreve në vend, Emergjencat Civile: Në 24 orë, 26 vatra zjarri, 20 prej tyre u shuan! Në Kërrabë kërkohet ndërhyrja nga ajri, flakët rrezikojnë disa banesa

Situata e zjarreve në vend, Emergjencat Civile: Në 24 orë, 26 vatra zjarri, 20 prej tyre u shuan! Në Kërrabë kërkohet ndërhyrja nga ajri, flakët rrezikojnë disa banesa

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Shijon, në zonën e Kërrabës, Elbasan. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe aktualisht rrezikohen disa banesa të cilat ndodhen afër zonës së përfshirë nga flakët. Ndërkohë, raportohet se zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të bërë të mundur izolimin e flakëve, gjithashtu po kërkohet dhe ndërhyrja nga ajri.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione në lidhje me situatën nga zjaret në vend. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.  Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

•    Fshatin Goriçan, bashkia Dimal.
•    Fshatin  Muçaj dhe fshati Marikaj,  bashkia Vorë.
•    Fshatin Vorrozen dhe në lagjen nr. 5, bashkia Kavajë.
•    Fshatin Vakuf, bashkia Dibër. 
•    Lagjen Zinxhira, bashkia Gjirokastër. 
•    Fshatin Mursi, bashkia Konispol. 
•    Fshatin Rranxa dhe fshati Barbullush, bashkia Vau-Dejës. 
•    Fshatin Shirokë-Zogaj, fshati Vilëz dhe në lagjen “Dobraç, bashkia Shkodër. 
•    Fshatin Delaj, fshatin Vukpalaj dhe fshatin Culaj, bashkia Malësi e Madhe.  
•    Në njësinë administrative Pukë, bashkia Pukë. 
•    Fshatin Kurçelaj, bashkia Klos. 
•    Fshatin Ploçë, bashkia Selenicë.
•    Fshatin Veribob, bashkia Fier.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 442 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 47 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter. Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Halil, Bashkisë Krujë.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

•    Fshatin Ndërshën, bashkia Mirditë
•    Fshatin Halil, bashkia Krujë
•    Fshatin Velçan,  bashkia Berat
•    Fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe
•    Fshatin Qukës Skënderbej, bashkia Prrenjas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
Digjet një stallë bagëtish në Lezhë! Dëme të mëdha materiale

 

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen Sheher të Lezhës. Nga flakët u rrezikuan edhe banesa por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë e mundur neutralizimi i zjarrit.

Sipas familjarëve është shkaktuar dëm i madh material pasi në stallë ka pasur ushqim për bagëtitë me vlerë 5 milion lekë, ndërsa shkaqet e këtij zjarri mbeten te paqarta.

Ora 13:10
Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Shijon të Elbasanit, në rrezik disa banesa (VIDEO)

 

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Shijon, në zonën e Kërrabës, Elbasan.

Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe aktualisht rrezikohen disa banesa të cilat ndodhen afër zonës së përfshirë nga flakët.

Ndërkohë, raportohet se zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të bërë të mundur izolimin e flakëve, gjithashtu po kërkohet dhe ndërhyrja nga ajri.

Deri më tani, situata paraqitet e përkeqësuar.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gazetarja tregon vrasjet makabër në Lushnje: Familjarët e të vrarëve kanë frikë të vijnë në gjykatë të dëshmojnë

Gazetarja tregon vrasjet makabër në Lushnje: Familjarët e të vrarëve kanë frikë të vijnë në gjykatë të dëshmojnë