Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 14 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 14 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës

Nga zjarret në malin e Tomorit

Situata e zjarreve në vend mbetet ende kritike, edhe për shkak të temperaturave të larta dhe erës që i favorizon herë pas here, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në biodiversitetin shqiptar.

Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile ndanë sot (16 Gusht) informacionet e detajuara për operacionet antizjarr dhe ngjarjet e referuara në 24 orët e fundit, teksa në terren ndodhen të paktën 1245 forca të ndryshme; ushtrie, policie, zjarrfikësish e specialistësh. Madje mes tyre edhe 130 vullnetarë, kurse nga ajri punojnë dy avionët e ardhur nga Rumania dhe helikopteri.

Njoftohet se janë raportuar dhe u punua e po punohet për shuarjen e 29 vatrave të zjarrit. Nga këto mësohet se 15 u shuan dhe 14 janë ende aktive. Vatrat më problematike mbeten ato në Parkun Kombëtar të Tomorit në Berat, "Malit të Thatë" në Parkun e Prespës në Korçë, bjeshkët e Bolotekut dhe Tërnovës në Dibër.

“Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187 shërbimi pyjor, si dhe 130 vullnetarë”, njoftoi MM.

Gjithashtu sqarohet se forcat ajrore dhe mjetet ajrore janë në gatishmëri të plotë.

“Gjatë ditës së sotme, strukturat operacionale në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit që mbeten active, ndërsa vijon mbështetja nga ajri do të vijojë me ekipin rumun”, thekson ministria.

Dhe në fund u bëhet apel qytetarëve dhe veçanërisht fermerëve, “që në këtë situatë me temperatura shumë të larta, të kontribuojnë në reagimin e hershëm dhe të respektojnë procedurat dhe aktet ligjore për ndezjen e zjarreve”.

Sipas hetimeve dhe precedentëve të deritanishëm, shumica e zjarreve në zonat e banuara janë rezultat i papërgjegjshmërisë së fermerëve në ndezjen dhe administrimin e zjarreve, përveç rasteve kriminale që janë objekt i hetimeve nga organet e drejtësisë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra