Situata nga zjarret në vend, 6 vatra aktive! Në Konjat të Lushnjës flakën dogjën tokat bujqësore

Situata e zjarreve në vend paraqitet e qëndrueshme pavarësisht se në disa zona të vendit vijon të ketë vatra zjarrit aktive, ku po punohet për shuarjen e tyre. Report Tv mëson se zjarri vijon të jetë aktiv në Konjat të Lushnjës nga i cili jane rrezikuar banesat por janë djegur tokat bujqësore. 

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme, një zjarr ka prekur një sipëfaqe toke në fshatin Kalivaç të bashkisë së Memaliajt dhe deri më tani raportohet se flakët po shkrumbojnë momentalisht drurë frutorë dhe ullishte. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Tepelenës dhe Memaliajt, të cilat po luftojnë me flakët agresive. Furia e zjarrit ka përpirë dhe kabinën elektrike që furnizon fshatin me energji dhe zonën përreth duke lënë në errësirë banorët e zonës. Sipas përllogaritjeve të deri më tani bëhet fjalë se  demi është i madh pasi janë djegur gati 50 drurë frutore dhe ullishte. Zjarri po i afrohej banesave por ndërhyrja emergjente e zjarrfikësve të Memaliajt, ka shmangur tragjedinë. Po ashtu, dhe në fshatin Shtiqën të Kukësit ka pasur një vatër zjarri, i cili kërcënonte të digjte katër banesa,pas punës së zjarrfikësve u bë e mundur shuarja e flakëve.

Ministria e Mbrojtjes raporton se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 22 vatra zjarri, prej të cilave janë shuar 16 vatra zjarri dhe janë vijojnë të jenë aktive 6 vatra zjarri. Vatrat aktive të zjarrit raportohen konkretisht në: Maje të Zorgjit, njësia administrative Shalës, sipër fshatit Nderlysa, bashkia Shkodër; Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German”, në fshatin German, bashkia Mat; Gjatë ditës së djeshme kanë punuar forca të pushtetit vendor, vullnetarë dhe forca Armatosura të cilët kanë mundur të bëjnë izolimin e disa  vatrave të zjarrit, operacioni do të vazhdoj edhe sot ku do të angazhohen forcat e pushtetit vendor dhe 50 efektive nga FA; Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, vijon puna në terren për shuarjen zjarrit të rënë më datë 19.07.2022. Gjate natës janë shfaqur dhe tre vatra te tjera zjarri qe janë ne distance rreth 500 m nga vatra kryesore. Nga bashkia e Durresit po punohet per hapjen e rrugëve per futjen e mjeteve zjarrfikëse. Operacioni vazhdon; Në fshatin Dragobi, bashkia Tropojë zjarri i rënë në një sipërfaqe malore me pemë ahu vijon të digjet me intensitet të ulët brenda vatrave të saj. Ditën e sotme kanë filluar punën për izolimin e vatrave aktive nga forcat e bashkisë dhe ADZM; Në fshatin Skuraj, vijon puna nga bashkia Kurbin, intensiteti i vatrave është më i ulët; Fshatin Mal i Bardhë, bashkia Kurbin po mbahet ne monitorim nga bashkia.

Ndërsa vatrat e zjarrit të shuara në 24 orë janë në: Fshatin Melgush dhe fshatin Rranxa, bashkia Vau Dejës; Fshatin Çernen, bashkia Dibër; Fshatin Mukje, Fshatin Derven bashkia Krujë; Fshatin Plashnik i Madh, bashkia Poliçan; Në vendin e quajtur Uznovë, bashkia Berat; Fshatin Fier i Ri dhe në fshatin Saver bashkia Lushnjë; Fshatin Petov, bashkia Fier; Në njësinë administrative Rajoni Nr.5 dhe në lagjen “Partizani” bashkia Vlorë; Fshatin Shkozë, bashkia Selenicë; Fshatin Golem, bashkia Kavajë; Fshatin Çerkezë dhe në fshatin Mjull Bathore, bashkia Tiranë; Njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër; Fshatin Mal i Bardhë, bashkia Kurbin.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 562 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 47 mjete zjarrfikëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:25
Zjarr i madh  në Konjat të Lushnjës, pranë vatrave një pikë karburanti! Flakët u përhapën nëpër tokat bujqësore (VIDEO)

 

Një zjarr i madh ka prekur mesditën e sotme zonën e Konjatit në Lushnjë. Flakët kanë dalë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve sepse flaket dhe tymi mbuluan rrugën. Pranë vatrave të zjarrit është edhe një pikë karburanti por edhe banesat e fshatit. Në vendngjarje shkuan dy makina zjarrfikëse, policia e rendit dhe banoret e zonës. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri deri tani është 20 ha toke e pa mbjellë. Sipas banorëve flakët erdhën  nga Gramshi, një tjetër fshat kufitar, ku vatra e pare u shfaq në mëngjes dhe në mesditë vatra u përhap nëpër tokat bujqësore dhe kanalet kullues.

 

Ora 12:32
Zjarr në Shtiqën të Kukësit, rrezikohen 4 banesa! Banorët ndihmojnë zjarrfikësit të shuajnë flakët

Në fshatin Shtiqën të Kukës zjarri kërcënon të djeg katër banesa.

Flakët po përhapen me shpejtësi pranë oborreve të shtëpive. Banorët po mundohen të shuajnë flakët së bashku me punonjësit e zjarrfikësen e Bashkisë Kukës.

Një automjet i zjarrfikëses po mundohet të vërë flakët në kontroll.

Ora 11:48
Zjarr në fshatin Kalivaç të Memaliajt, flakët po shkrumbojnë drurë frutorë dhe ullishte

1659610659_page.jpg

Një zjarr ka prekur një sipëfaqe toke në fshatin Kalivaç të bashkisë së Memaliajt. Deri më tani raportohet se flakët po shkrumbojnë  momentalisht drurë frutorë dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Tepelenës dhe Memaliajt, të cilat po luftojnë me flakët agresive. Furia e zjarrit ka përpirë dhe kabinën elektrike që furnizon fshatin me energji dhe zonën përreth duke lënë në errësirë banorët e zonës. Sipas përllogaritjeve të deri më tani bëhet fjalë se  demi është i madh pasi janë djegur gati 50 drurë frutore dhe ullishte. Zjarri po i afrohej banesave por ndërhyrja emergjente e zjarrfikësve të Memaliajt, ka shmangur tragjedinë.

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit