Një zjarr i madh ka prekur mesditën e sotme zonën e Konjatit në Lushnjë. Flakët kanë dalë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve sepse flaket dhe tymi mbuluan rrugën. Pranë vatrave të zjarrit është edhe një pikë karburanti por edhe banesat e fshatit. Në vendngjarje shkuan dy makina zjarrfikëse, policia e rendit dhe banoret e zonës. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri deri tani është 20 ha toke e pa mbjellë. Sipas banorëve flakët erdhën nga Gramshi, një tjetër fshat kufitar, ku vatra e pare u shfaq në mëngjes dhe në mesditë vatra u përhap nëpër tokat bujqësore dhe kanalet kullues.
Lajmi kryesor:
Situata nga zjarret në vend, 6 vatra aktive! Në Konjat të Lushnjës flakën dogjën tokat bujqësore











