Situata ekonomike, Ahmetaj: Reformat sollën rezultate të dukshme në PBB, punësim, turizëm
Reformat në fushën ekonomike të qeverisë Rama kanë sjellë rezultate të prekshme, ka thënë ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Arben Ahmetaj, ministër i Financave
Reformat në fushën ekonomike të qeverisë Rama kanë sjellë rezultate të prekshme, tha dje, në një konferencë për shtyp, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në krahasim me dy emetimet e mëparshme, Eurobondi preku interesin më të ulët, me kupon 3.5%, me maturitet më të lartë, me vlerë rreth 500 milionë euro. Kjo tregon besimin që investitorët kanë te ekonomia shqiptare. Megjithatë, u shpreh ai, ulja e borxhit publik është domosdoshmëri dhe detyrë kombëtare, deri kur ne ta çojmë sa 45% e PBB.
Sipas Ahmetajt, rritja ekonomike në tremujorin e dytë është mbi nivelin e parashikimit vjetor, duke shkuar drejt 4.2% në fund të këtij viti. Energjia ka qenë një nga kontribuesit, por kemi kontribut të konsoliduar të shërbimeve dhe të industrisë. Ndërkohë, 234 mijë vende të reja pune janë hapur dhe 52% është rritur punësimi që nga 2013-ta. Shkalla zyrtare e papunësisë 15 vjeç e lart është 12.4%, më e ulëta historike. Por, gjithsesi, beteja me varfërinë vazhdon, sepse 76 mijë qytetarë janë të regjistruar si të papunë.
Në periudhën janar–shtator janë krijuar 9.357 biznese të reja neto dhe besoj që do të shkojë të paktën 12 mijë, vuri në dukje ministri. Dhe rezulton që në vitin 2017 fitimi i kompanive është rritur me 16.7 miliardë lekë. Turizmi është një sukses më vete: gjatë vitit 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.449.952, 26.9% rritje. Në vitin 2022 do të presim 10 milionë turistë dhe zëri i shërbimeve të lidhura përgjithësisht me turizmin u zgjerua me vlerën 785 milionë euro ose 8.7 % më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Edhe tregtia e jashtme - eksportet po rriten në nivele dyshifrore, importet (makineri dhe pajisje) në nivele 7.8% dhe importet në tërësi 4%, tha Ahmetaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.4%
-
Mjaftueshëm
29.2%
-
S'kam mendim
7.4%
Vota total: 1281
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit
27 Dhjetor 2024, 14:52
-
Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn
27 Dhjetor 2024, 11:21
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor 2024, 12:40
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI
25 Dhjetor 2024, 20:20
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
Zgjedhjet e 2025, Berisha mbledh Grupin e Tiranës: Sulm elektoral, të baltosemi rrugëve! Lubia Balluku firmosi 14 kontrata për 13 km rrugë, Rama në 'rreth të kuq'
10 Dhjetor 2024, 19:01
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Dosja ‘Buka’, GJKKO nuk nis gjykimin për Ahmetajn, i jep SPAK 3 muaj kohë të plotësojë hetimet
10 Dhjetor 2024, 13:48