Komisioni i Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës bën me dije se vatrat e zjarrit janë izoluar në Kukës prej shiut. Në një deklaratë bën me dije se në këto momente situata është e qetë, ndërkohë për të shikuar rezultatin e reshjeve në shuarjen e vatrave të zjarrit do të përcaktohet nesër nga verifikimi i tyre në terren.
“Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës Tropojë dhe Has i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu i shoqëruar në disa zona me breshër. Në këto momente situata është e qetë dhe vatrat e zjarrit janë të izoluara. Për të shikuar rezultatin e reshjeve në shuarjen e vatrave të zjarrit do të përcaktohet nesër nga verifikimi i tyre në terren”, thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Zjarr në fshatin Erind në Gjirokastër! Në Kukës merr fund 'lufta' me flakët, natyra 'shpëton' veten! Shiu fik vatrat më të rrezikshme në Shqipëri








