Situata në Preshevë, BE: Të mos
provokohen tensione në Ballkan

Situata në Preshevë, BE: Të mos <br />provokohen tensione në Ballkan
TIRANE - Të mos provokohen tensione të panevojshme në Ballkan. Ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian në lidhje me deklaratat e liderëve serbë dhe atyre shqiptarë për përmendoren e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Maja Kocijancic, zëdhënëse e baroneshës Ashton, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian ka deklaruar për mediat në Luginën e Preshevës se kjo është çështje e brendshme e tyre. “Ne shpresojmë që autoritetet serbe si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal do të trajtojë atë sipas ligjeve, në një mënyrë që nuk do të provokonte dhe tensiononte pa nevojë situatë e mëtutjeshme”, tha zëdhënësja e baroneshës Ashton.

PANARITI: DO ACARONTE SITUATEN NE RAJON

Ndërkaq edhe Tirana zyrtare ka reaguar për këtë çështje. Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti në një intervistë për Radio Dukagjinin ka deklaruar se heqja me dhunë e përmendores do të ndikonte në tensionimin e gjithë Ballkanit.

“Duhet parë edhe më gjerë, ky është një kontribut shumë negativ i acarimit të situatës dhe krijimit të tensioneve në atë rajon që mund të ketë ndikim në të gjithë Ballkanin”, deklaroi Panariti.

DACIC: TE HIQET DERI ME 17 JANAR
Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se nëse kjo përmendore nuk hiqet deri me 17 Janar, atëherë rrezikohet dhe procesi i dialogut mes dy vendeve, i cili po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

KOSOVA KUNDER: TE MBROJME PERMENDOREN

Kjo deklaratë është dënuar nga institucionet e Kosovës, si dhe nga autoritetet vendore të Luginës së Preshevës. Në një mbledhje të fundit të përfaqësuesve të tre kuvendeve shqiptare në Luginë është vendosur që të mbrohet përmendorja, ndërsa të premten dhe të shtunën e kësaj jave është vendosur të mbahen të tjera tubime dhe mbledhje të jashtëzakonshme për hapat e mëtejshëm në mbrojtje të përmendores së Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ