BERLIN - Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, i ka kërkuar shpjegime presidentit rus Vladimir Putin për ndihmën dhe sulmin e papritur në kufirin jug-lindor të Ukrainës. Gjithashtu dhe nga ana e SHBA dyshohet se është Rusia që e ka drejtuar këtë kundërsulm të paprecedent.
Rebelët pro-rusë kanë hyrë në portin me rëndësi strategjike të Novoazovsk dhe synojnë të avancojnë drejt portit Mariupol, duke hapur kështu një front të ri lufte.
Këtë lajm e raporton Ukraina zyrtare e cila akuzon forcat ushtarake ruse se kanë kaluar kufirin dhe kanë mbështetur sulmin e rebelëve.
Nga ana tjetër Rusia mohon të këtë kryer një sulm të tillë, ndërsa lideri i rebelëve në Donetsk është shprehur se nëse Rusia do përfshihej në luftë do sulmonte direkt Kievin. Rebelët filo-rus pretendojnë se momentalisht po luftojnë pa mbështetje të jashtme, por thonë se kanë patur ndihma nga vullnetarë Serb.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com