Situata në vend, ARRSH:Ja
gjendja në çdo Qark të vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se situata e krijuar si pasojë e reshjeve të shiut është përmirësuar, ndërkohë që grupet e shpërndara në terren kanë nisur që të rehabilitojnë dëmet e shkaktuara.

Sipas ARRSH në qarqet problematike, sa i takon reshjeve të dendura të shiut dhe ndikimit të tyre në jetën e komuniteteve, janë dislokuar mjetet të cilat mund të ndërhyrjnë në raste emergjencash.

ARRSH ka dhënë dhe detaje nga situata në çdo Qark.

Tiranë.
 
Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht.
 
Akset  Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena +  Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme normalisht.
Në gadishmeri jane 2 borepastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punetore.
Në aksin Sauk – TEG – Ibë - Elbasan, në segmentin  Rotondo – Sauk – Ibë, gjendja është normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme.  Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë.
 
Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë.
 
Nga informacioni që është dërguar nga supervizori i Kontratës nr.2, ne segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj që i përket kësaj kontrate, në vendin Ura e lumit Derje, është dëmtuar mbrojtja prej betoni. Si  rezultat është gërryer trupi i rrugës në një gjatësi prej 115 ml. Për këtë problem është ngritur grupi i punës me përfaqesues të Drejtorisë dhe të firmës që mbulon këtë kontratë .
 
Është çuar një ekskavator për të bërë devijimin e lumit,  në mënyrë që të mos godasë trupin e rrugës, kjo si zgjidhje provizore.
Gjithashtu inxhinieri topograf i firmës ka bërë rilevimin , për të marrë masat për një zgjidhje përfundimtare.
 
Janë marrë masa me sinjalistikë.

Elbasan
 
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë,  dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë.
 Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur.
 Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
 
Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:
Murrash, km 73-77
Dragostunjë, km 81-84
Pishkash, km 101-103
Qafë Thanë, km 110-113 
Ne Xibrake, ne Km 63,2, tek shembja e murit, qarkullimi kryet me nje kalim te rregullt dhe nje kalim ne korsi provizore.
 
Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata per momentin është normale.
 
Në aksin Librazhd – Steblevë situata për momentin është normale. Këtu jane ne gadishmeri 1 traktor me zinxhire, 1 fadrome dhe 11 punetore.
 
2. Aksi Elbasan-Peqin ka si pika më të vështira:
Derven, km 60-63
Babluc, km 66-67 Në këto momente qarkullimi është normal
Ketu jane ne gadishmeri 1 kamionçine, 1 fadrome dhe 4 punetore.
 
3. Në Papër, km 57, situata është normale.
 
4. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të veshtirë:
Banjë – Drizë, km 77-89
K/Shirgjan – Drizë, km 72-80Qarkullimi është normal deri në keto momente. Ka mjete e punetore ne gadishmeri.
 
5. Aksi Gramsh – Kodovjat,  Bersnik,  Mashan,  Km 104-109, qarkullimi  kryhet normalisht.
Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera.
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku.

Kukës

Ne aksin Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë janë në gadishmeri 3 mjete, në aksin Kukës – Krumë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Draj Reç janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Domaj – Bushtrice janë në gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukës – Qafë Shllak janë në gadishmeri 2 mjete, në aksin Kukës – Ura e Zapodit jane ne gadishmeri 2 mjete, ne akset e Tropojes jane ne gadishmeri 10 mjete.
1. Në aksin Krumë- Qafe  Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
2. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.
3. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh.  Janë pastruar  nga firma kontraktore.
4. Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi,  ka  çedim të trupit të rrugës 20-70 cm,  dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
5. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët.
Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.
 
Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.

Dibër
Në akset e këtij qarku janë në gadishmëri 14 mjete, ne zonat ku ka rrezik per renien e materialeve ne rruge. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik te renies se materialeve ne rruge, si dhe te lageshtise ne rruge.
1.  Gjatë gjithë  aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here  rënie gurësh në rrugë, që krijojnë  probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat ish kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz,  ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës.  Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës, Ne gadishmeri jane 2 mjete.
2. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.
3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Në këtë aks ka rreshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë.
 
Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.

Shkodër
Në akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjne pastrimin e akseve.
Edhe ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka rrezik për rënie gurësh në rrugë. Edhe ketu është në gadishmëri 1 fadrome. Në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Rreshen – Qafë Bene janë në gadishmëri 2 mjete.
Në aksin Qafë Mali – Fierze janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin K.Hadroj – Qafë Bene janë në gadishmëri 2 mjete.
1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.
2.  Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi  i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj.  Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.
3. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka  probleme për qarkullimin. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.
4. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për  rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.
 
Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.

Lezhë
Në aksin Milot – Skurraj - Rrëshen është në gadishmëri 1 mjet, në aksin Ura e Zogut – Rubik – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Rreshen – Tuneli i Thirres jane ne gadishmeri 3 mjete.
1.Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura :
a. Mashterkovë km 26, 
b. Fan km 28.5,
c.  Bicak km 34,
Në km 34 të këtij aksi rrugor ka ndodhur një shembje e madhe dhe menjehere në vend është vendosur sinjalistika e nevojshme . Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!